“Aroma e pleqërisë”: Qe se si mund ta shmangni kur ju arrin pleqëria!

Life style

“Aroma e pleqërisë”: Qe se si mund ta shmangni kur ju arrin pleqëria!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Ekzistojnë edhe njerëz të rinj të cilët marrin “aromë specifike të pleqërisë”, por mund ta shmangni

Dikur gjyshet tona kanë përdorur lule aksi dhe borzilok, të cilat i kanë tharë dhe i kanë vënë në gardërobë.

Një kohë të gjatë aromën e livandës e kam lidhur me gjyshen, pikërisht për shkakun që ajo këtë lule e vendoste gjithkah

Mirëpo, e vërteta është që secili nga ne kur plaket merr aromë specifike, e cila e shoqëron dhe e cila quhet “aromë pleqërie”.

Njerëzit e moshuar shpesh dinë të kenë aromë pikëllimi, braktisjeje, dëshpërimi, dhembjeje… Kombinimi i gjithë kësaj quhet “aromë pleqërie” dhe është fenomen i pranuar përgjithësisht.

Shkencëtarët e kanë studiuar këtë nocion dhe kanë arritur në përfundimin që aroma e tillë vërtet ekziston. Gjoja kjo është aromë që bartet vazhdimisht, ndërsa gardëroba rrallë e larë, ilaçet, aroma e vetë trupit…

Hormonet kanë rolin kyç në “aromën e pleqërisë”, prandaj trupi i njeriut të moshuar ka aromë krejtësisht ndryshe nga aroma e njeriut të ri.

Mirëpo, të gjithë pajtohen që nuk është fjala vetëm për aromën e trupit, por ajo ka të bëjë edhe me njeriun: çfarë e rrethon dhe si sillet në harmoni me moshën.

Njeriu i ri mund të marrë aromë pleqërie nëse vazhdimisht qëndron në shtëpi, lëviz pak, është i rrethuar me dhembje dhe pikëllim. Derisa, nga ana tjetër, ekzistojnë persona të moshuar të cilët rreth vetes “rrotullojnë” ajrin ashtu që për ta nuk mund të ngjiten as pikëllimi, as dëshpërimi, aq më pak “aroma e pleqërisë”.

Domethënë që nuk është fjala për moshën por për vetë ju.

Nëse aktivizoheni, shëtisni, rregullisht bëni dush, lani gardërobën shpesh, “aroma e pleqërisë” nuk mund t’ju bëjë asgjë! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat