Për çfarë ndahen shqiptarët veç tradhtisë? Për mungesën e dushit, për vjehrrën dhe…

Life style

Për çfarë ndahen shqiptarët veç tradhtisë? Për mungesën e dushit, për vjehrrën dhe…

Më: 6 mars 2021 Në ora: 07:31
Ilustrim

Në ‘ask-un’ e kësaj të enjte i pyetëm ndjekësit e ‘RevistaWho.Com’ për ato arsye që do i çonin drejt ndarjes (pa përfshirë tradhtinë). E si gjithmonë përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Kishte nga ata që nuk do i ndante asgjë tjetër veç tradhtisë, e të tjerë që po tek tradhtia qëndronin e nuk shkëputeshin nga ajo ide.

Sigurisht ka përgjigje edhe shumë serioze që padashur kthehen në mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë. Një pjesë e mirë e përgjigjeve, theksonin se ndarja do ndodhte për shkak të dhunës, apo veseve si pirja. Në një shoqëri ende partiarkale si e jona, kur dhunën e kemi ende rreth vetes, duhet të mos tolerojmë, që ta shkulim nga rrënjët si fenomen. Asgjë dhe askush nuk duhet ta tolerojë dhunën, qoftë fizike apo psikologjike. Na besoni kur ju themi se sado e errët të jetë situata, gjithmonë dëshira e mirë do i jap drejtim gjërave.

Nuk i ikën vëmendjes tonë as përgjigjet e tipit: Vjehrra do më çonte drejt ndarjes, apo dembelizmi dhe përtacëria e partnerit.

E të tjerë theksojnë se nuk do toleronin dot nje mashkull që nuk lahet. Sado që mund t’iu habisë si frazë, mesa duket ky detaj ekziston akoma. Vetëm fakti që ka njerëz që do ndanin dikë për këtë arsye, mjafton për të kuptuar se 2021-i megjithë pandeminë, na gjeti mes njerëzish që nuk kujdesen mjaftueshëm për higjenën personale.

Konkluzioni: Lahuni çuna se do ngeleni në derë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat