10 pyetjet për jetën që duhet ti bëni vetes

Life style

10 pyetjet për jetën që duhet ti bëni vetes

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

A jeni të lumtur se si kanë rrjedhur gjërat deri më tani në jetën tuaj? Nëse jo atëherë këtu do të gjeni disa nga pyetjet që duhet të filloni ti bëni vetës për të kuptuar se ku kanë shkuar gjërat keq dhe çfarë duhet të përmirësoni në jetën tuaj.

Kuptojeni rëndësinë e këtyre pyetjeve dhe përgjigjeve nëse dëshironi të rregulloni disa gjëra që nuk po ju bëjnë të ndiheni rehat.

1. A jeni duke bërë atë që me të vërtetë keni dëshirë ta bëni?

2. Sa premtime keni bërë, dhe sa prej tyre keni arritur ti përmbushni në të vërtetë?

3. A do ti thenit rregullat për shkak të diçkaje/dikujt që keni shumë për zemër?

4. A keni diçka në jetë që mendoni se nuk mund të jetoni pa të, por në fakt e dini që duhet ta lini të shkojë?

5. A mbani mend dikë që keni urryer 10 vite më parë? A ka rëndësi ende?

6. Nëse do vdisnit tani, a keni ndonjë gjë për tu penduar?

7. A jeni të frikësuar të bëni gabime edhe në qoftë se nuk do të dënoheshit për ato?

8. SI dalloni ju nga njerëzit e tjerë?

9. A e kam ndërtuar karakterin tim?

10. Nëse sot do të ishte fundi i botës, çfarë do të bënit?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat