3 gënjeshtra që i themi vetes kur ndahemi që vetëm shtojnë dhimbjen dhe përkeqësojnë situatën

Life style

3 gënjeshtra që i themi vetes kur ndahemi që vetëm shtojnë dhimbjen dhe përkeqësojnë situatën

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Të bësh përpara pas një ndarjeje mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur!Megjithatë mentaliteti i të menduarit ose do t’ju mbajë peng të së shkuarës, ose do t’ju çlirojë nga dhimbja.  Shpesh herë, kur ne jemi të mbërthyer nga emocionet negative, kjo ndodh për shkak ngecim në një gjendje dhe nuk gjejmë forcën për të lënë një fazë e për t’u hedhur drejt të panjohurës.

Kapemi fort pas të shkuarës e mendojmë se ai ishte versioni më i mirë i jetës sonë. Në momentin që do të ndryshoni këto besime, ju do të keni fuqinë për të ndryshuar veten, po ashtu. Pra, saktësisht cilat janë këto besime që meritojnë të rishqyrtohen? Ato përfshijnë si në vijim:

1. "Do më duhen vite të gjej një person që të më dojë dhe ta dua".

Në sipërfaqe, ky besim tashmë duket si ekzagjerim. Shanset janë që ju mund ta njihni shokun e jetës pas një muaji, ose pas një viti. Mund t’ju duhet më shumë kohë, por në momentin që çlironi veten nga këto mendime do të shihni se sa e lehtë do të jetë për ju, të afroheni me njerëzit që ju rrethojnë e të krijoni miqësira që më vonë mund të shndërrohen në dashuri.

2. "Nuk do të më ketë dashur fare, e gjitha ka qenë një farsë”

E vërteta është se sado kohë të keni patur bashkë, gjithmonë ka ekzistuar një farë shkëndije. Rrallë, një marrëdhënie përfundon sepse nuk ka më  dashuri në mes; në vend të kësaj, ajo përfundon sepse ka pasur një mospërputhje në vlera ose ndarje të thellë në komunikim.

3. "Kemi pasur marrëdhënie të përsosur."

Nëse marrëdhënia do  të ishte e përsosur, do të vazhdonte dhe ju nuk do të hapnit këtë artikull për ta lexuar.  Ju jeni duke kujtuar vetëm pjesët më të mrekullueshme të saj. Me pak fjalë, nuk po sheh pamjen e plotë. Kjo gjë ju mban me kokën pas, por nëse do të gjykonit në mënyrë të ftohtë situatën, do të kuptonit vërtetë që “ai” nuk ishte gjysma juaj më e mirë. Kuptoni se nëse marrëdhënia përfundoi, ajo duhej të mbaronte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat