Si të silleni me një vjehrrë “kritikuese”? 5 këshillat që do u lehtësojnë jetën nuseve të reja

Life style

Si të silleni me një vjehrrë “kritikuese”? 5 këshillat që do u lehtësojnë jetën nuseve të reja

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Kur është fjala për gjetjen e personit ideal shpesh harrojmë faktin se do të “martohemi” edhe me familjen e tij/e saj. Në fund të fundit, tashmë është mjaft e vështirë të gjesh dikë që duam të kalojmë gjithë jetës tonë, e më pas të sigurohemi që të duam po njësoj dhe familjen e këtij personi. Dhe një vjehrrë e cila është më e mira do e ketë një kritikë sado të vogël.

Mënyrat ë mëposhtme do ju ndihmojnë të mos i merrni shumë seriozisht ato:

Mundohuni të kuptoni arsyen: Nuk është e thënë që kjo fjali që tek ju vjen në formën e një kritike të jetë me një qëllim të keq. Ndoshta është thjesht një këshillë, nga dikush që ja u do të mirën.


Ndryshoni temën e bisedës: ndodh që me të vërtetë mos t’ju pëlqeje ajo që po dëgjoni, epo e keni një zgjidhje ndryshoni temën dhe çdo gjë do të harrohet

Takime sa më të rralla: dhe nqs nuk keni si t’ja bëni pasi këto kritika janë shumë të shpeshta atëhëre rralloni takimet me të, fundja me kaq shumë punë sa keni gjatë ditës nuk ja dilni dot.

Bisedoni me partnerin: kur mendoni se pas fjalëve jot ë mira ka një arsye me të vërtetë të rëndësishme atëhere është koha të flisni me bashkëshortin os partnerin/partneren. Ai/ ajo do të komunikojë më lehtë më mamanë.

Përballuni me to: kjo nuk do të thotë të ziheni, nuk ka pse të ndodhi diçka e tillë. Mjafton të diskutoni me qetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat