Mungesë serioziteti dhe respekti? Ja pesë shenjat si të njihni një "thëngjill të mbuluar"

Life style

Mungesë serioziteti dhe respekti? Ja pesë shenjat si të njihni një "thëngjill të mbuluar"

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Respekti shpesh herë mbi dashurinë, shënjohet si themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme. Kur një person në një lidhje vazhdimisht ndihet sikur ai ose ajo nuk respektohet, kjo mund të çojë në pakënaqësi, pasojat e së cilës vëshitrë se mund kthehen pas.

Respekti duhet të jetë reciprok dhe partnerët duhet të ndjejnë se mendimet e tyre vlerësohen ,respektohen dhe janë të rëndësishme. Në të kundërt krisjet e para të marrëdhënies do ju çojnë drejt një ndarje të sigurtë ! Më poshtë do të lexoni pesë shenjat e hershme që partneri nuk ju respekton.

1. Partneri ju vë në dukje defektet dhe ju kërkon të ndryshoni

Askush nuk është perfekt. Gjithkush ka difekte zakone dhe shprehi që mund të duken të bezdisshme për të tjerët. Nëse partneri juaj vazhdimisht rendit “defektet” tuaja dhe tiparet e dobëta të karakterit tuaj duke ju kërkuar të ndryshoni, kjo është një shenjë që partneri juaj nuk ju respekton vërtet.

2. Partneri juaj nuk ju dëgjon

Të dëgjuarit është një nga treguesit kyç të respektit. Çdo person në një marrëdhënie ka nevojë të dijë se mendimi i tyre dëgjohet e merret në konsideratë. Nëse partneri juaj vazhdimisht ju ndërpret, flet përpara jush kur ju keni marrë fjalën, ose ju injoron, kjo është një shenjë serioze që tregon se personi krahë jush nuk është i interesuar në atë që ju thoni dhe i quan mendimet tuaja të pavlefshme.

3. Gjithmonë përfundoni duke bërë si thotë partneri juaj

Të bërit kompromis është shumë më e rëndësishme nga se mendoni! Kjo do të thotë që dy njerëz të bien dakort, të jenë në një mendje dhe të heqin dorë pjesërisht nga kërkesat e tyre për t’u përshtatur me partnerin. Nëse e gjeni veten duke hapur rrugë gjithmonë, duke toleruar, apo duke bërë atë që tjetri ju thotë, dijeni se kjo marrëdhënie nuk ka të ardhme. Partnerit tuaj nuk i bëhet vonë për kërkesat tuaja, për nevojat apo dëshirat.

4. Mendimi negative që ai ka për miqtë tuaj apo familjarët

Nëse partneri juaj vazhdimisht e ul familjen tënde, ose edhe miqtë tuaj, kjo mund të shkaktojë një çarje midis jush, sepse ka shumë të ngjarë të ndieni nevojën për t'i mbrojtur ata.

5. Arroganca, vënia në lojë dhe shakatë pa kripë janë një tjetër shenjë treguese të mungesës së seriozitetit dhe respektit.

Nëse partneri juaj është duke ju vënë në lojë qëllimisht, ju lëndon , përdor një gjuhë kërcënuese apo ton gjykues.. të gjitha këto janë shenja të mungesës së dashurisë e respektit ndaj jush. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat