Për të gjitha gratë… Ja kush jeni dhe çfarë duhet të kërkoni nga bota!

Life style

Për të gjitha gratë… Ja kush jeni dhe çfarë duhet të kërkoni nga bota!

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:53
Ilustrim

Ky shkrim është për të gjitha gratë. Është në veçanti për ato gra që kanë harruar vetën, duke falë dashuri e kujdes për të tjerët. Ja kush jeni dhe çfarë duhet të kërkoni nga Bota.

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas.  Kjo ditë përfaqëson përpjekjen shekullore të grave për barazi gjinore.

Ideja për krijimin e një datë të veçantë kushtuar gruas u hodh në fillim të shekullit XIX.  8 marsi shërben jo vetëm për bashkimin e grave, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi në gati 9 dekada. Përgjatë kësaj kohe shumë gra kanë luftuar për të drejtat e tyre, për idealin e tyre.

Në një ditë si kjo gratë janë më të bashkuara se kurrë, pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje.

Sot në kudo nëpër botë, gruaja po e dëshmon që është e zonja në çdo gjë dhe ajo nuk lufton vetëm për vete, por edhe për gratë e tjera.

Unik Portal në ditën e gruas ka zgjedhur thënie jashtëzakonisht frymëzuese për secilën grua. Për ta dashur vetën, çmuar dhe respektuar.

“Për gratë e forta: Le t’i njohim ato, le të jemi ato, le t’i lartësojmë ato”.

“Gjithmonë ju një version i klasës së parë, në vend të një version të klasës së dytë”

“Nëse i bindeni të gjitha rregullave, ju humbisni të gjithë kënaqësinë.”

“Mos lejo që dikush të të tregojë se je e dobët, sepse je grua”.

“Unë vetë kurrë nuk kam qenë në gjendje të gjej saktësisht atë që është feminizmi: Unë vetëm e di se njerëzit më quajnë feministë sa herë që unë shpreh ndjenjat, që më dallojnë nga pjesa tjetër“

“Unë ngre zërin tim , jo që të bërtas, por që ato që nuk kanë një zë të dëgjohen. Ne nuk mund të ecim përpara kur gjysma prej nesh ka ngelur mbrapa”.

“Përhapni dashurinë kudo që  shkoni. Askush të mos vijë tek ju nëse s’është i gatshëm t’ju falë lumturi“

“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera”.

“Të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave dhe të drejtat e grave janë të drejta e  njeriut. Le të mos harrojmë se në mesin e këtyre të drejtave është e drejta për të folur lirshëm  dhe e drejta për t’u dëgjuar.

“Nëse doni të arrini diçka në jetë, ju duhet të sfidoni  rreziqet”.

“Mbi të gjitha, jini heroina të jetës tuaj, jo viktima”.

“Unë jam një grua, grua fenomenale, kjo jam Unë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat