4 gabimet që s’po ju lënë të bini në peshë

Life style

4 gabimet që s’po ju lënë të bini në peshë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Po shkoni në palestër rregullisht, keni reduktuar të ngrënin, por sërish nuk jeni aty ku donit të ishit. Fajin mund ta kenë një nga gabimet më poshtë:

Stërvitja e vetme që bëni është cardio.

Koha që shpenzoni duke vrapuar sigurisht që është kohë e shpenzuar mirë, por nëse nuk përfshini ushtrime force në rutinën tuaj do ta keni më të vështirë t’i eleminoni kilogramët e fundit që doni të hiqni.

Pjesa më e madhe e vakteve tuaja është në formë të lëngshme

Ju mendoni se jeni në rregull nëse në dietën tuaj ka më shumë lëngje. Smoothie-t janë të mira, por ato kanë tendencën të rrëshkasin në sistemin tretës pa e sforcuar fare atë, që do të thotë se trupi nuk lodhet fare për të djegur kalori.

Nuk po konsumoni asnjë lloj yndyre.

Po, yndyrnat e zakonshme janë të mbushura me kalori, por ato të shëndetshmet gjenden tek arrat, avokadot, vaji i ullirit, etj dhe janë të dobishme në procesin e dobësimit.

Nuk po numëroni kaloritë

Numërimi i kalorive dhe kontrrolli ndaj porcioneve është ende i rëndësishëm sepse ne kemi tendencën të nënvlerësojmë sa hamë dhe të mbivlerësojmë kaloritë e djegura gjatë stërvitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat