Rregulloni thonjtë e çarë me qese të çajit

Life style

Rregulloni thonjtë e çarë me qese të çajit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Keni bërë një manikyr të mrekullueshëm, keni veshur fustanin e preferuar dhe jeni përgatitur për një mbrëmje të rëndësishme.

Por, sapo doni ta merrni buzëkuqin nga çanta, ju çahet një thua. Edhe pse kjo në të shumtën e rasteve nënkupton prerjen e atij thoi dhe të thonjve të tjerë, ekziston një trik i vogël me anë të të cilit mund ta "rregulloni" këtë thua. Krejt çka ju duhet është një qese (filtër) e rëndomtë e çajit. Letra e qeseve të çajit është mjaft e hollë dhe elastike, sa që mund ta zëvendësojë majën e thoit, duke mos ju shkaktuar pengesa.

PROCEDURA:

1. Prejeni qesen në madhësi që përshtatet me gjerësinë e thoit të caktuar. 2. Lyejeni thoin me llak të tejdukshëm dhe, ende pa u tharë llaku, në të vendoseni letrën e qeses së çajit. 3. Pritni derisa të teret, e më pas formësojeni letrën, duke ia dhënë asaj formën e thonjve të tjerë. 4. Edhe një herë lyejeni thoin me llak të tejdukshëm dhe prisni derisa të teret.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat