Ndiheni të mërzitur? – ja disa gjëra që mund t’i bëni ndërsa qëndroni në shtëpi

Life style

Ndiheni të mërzitur? – ja disa gjëra që mund t’i bëni ndërsa qëndroni në shtëpi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Të flesh. E vendosëm në rend të parë sepse jemi të sigurt që është opsioni i parë që ju vjen në mendje. Gjumi do t’ju çlodhë dhe do të mundësojë zëvendësimin e atyre orëve që keni nevojë për të marrë fuqi për javën që vjen.

Të lexosh një libër ose të shohësh një film. Jemi të sigurt që diku, një faqe të librit e keni përthyer për ta vijuar kur të keni kohë. Dhe në fakt është koha ta lexoni atë libër dhe na besoni, do t’ju fluturojë dita.

Të gatuash. Shiko video-tutorial të recetave më të shijshme që ke parë dhe nis të gatuash ato biskotat apo kekët më të shijshëm. Mos gatuaj vetëm, por fto dikë për t’ia kaluar edhe më bukur ndërsa dhe mos harroni të konsumoni Princ Caffe turke, momenti shijon më mirë!

Pazar online. Me siguri që fundjavën e kishe planifikuar për veten tënde. Epo mos hiq dorë nga ky plan, mendo për veten dhe gjerat e bukura që mund të blesh online, pa lëvizur nga kolltuku i rehatshëm.

Përditësohuni me të rejat online:

Bëj një banjo me shkumë. Hidh në vaskën me ujë esencat dhe shampot më të mira për trupin. Relaksohu duke dëgjuar muzikë dhe medito. Mund edhe të masazhosh pjesë të trupit, për t’u ndjerë akoma edhe më erelaksuar.

Një maskë për fytyrën. Është koha e duhur për të mednuar për lëkurën tënde. Nesë nuk ke asgjë në mendje, ne po ju sjellim një recetë bukurie që mund ta bëni në kushte shtëpie:

Sistemo sirtarin e rrobave. Më në fund mund të gjeni kohë për të sistemuar rrëmujën që bëtë gjatë atyre ditëve që ishit vonë për në punë ose shkollë.

Planifiko ditën e nesërme. Planet ndonjëherë duan kohë, ndaj telefono shokun ose shoqen më të mirë dhe planifikoni sesi do ta kaloni të nesërmen.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, thjesht shtrihu dhe mos bëj asgjë. Ky është momenti kur mund të shtrihesh për qejfin tënd dhe të mos bësh absolutisht asgjë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat