Pse duhet të flini në anën tuaj të majtë

Life style

Pse duhet të flini në anën tuaj të majtë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:19
Ilustrim

Për ju që flini me bark, në shpinë ose në të djathtë, kemi një lajm të keq për ju. Ju po dëmtoni shëndetin tuaj. Për këtë arsye zgjidhni të flini në të majtë, sepse keni shumë përfitime.

1. Redukton gërhitjen

Jeni lodhur duke dëgjuar partnerin të ankohet se ju gërhisni shumë gjatë natës? Tani ka një zgjidhje; flini në anën tuaj të majtë. Kjo  ndodh sepse gjuha, goja dhe nofullat, në anën e majtë, janë krejtësisht të relaksuara.

2. Ju ndihmon të luftoni refluksin (urthi)

Hani shumë para gjumit? Kjo mund të shkaktojë refluks gjatë gjithë natës. Nuk është rasti? Ekspertët thonë se duhet të flini në anën tuaj të majtë, mund të ndihmojë në uljen e kësaj ndjenje.

3. Ndihmon zemrën tuaj

Ju mund të ndihmoni punën e zemrës tuaj nëse flini në anë të majtë. Duke pjetur në atë pozicion, zemra e ka më të lehtë të qarkullojë gjakun në trupin tuaj.

4. Gratë shtatzëna mund të përfitojnë nga ky pozicion gjumi

Gratë që janë shtatzënë shpesh këshillohen të flenë në anën e majtë. Nëse flini në anën tuaj të djathtë, mitra juaj shtyp përkundrejt mëlçisë.

5. Ndihmon nyjet limfatike

Edhe nyjet tuaja limfatike përfitojnë nga fjetja në të majtë. Kjo e ndihmon trupin tuaj të filtrojë lëngjet më shpejt. Nëse flini në anën tuaj të djathtë, nyjet limfatike do të punojnë më ngadalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat