Ëndrrat stresuese: Pse i shohim dhe si mund t`i parandalojmë

Life style

Ëndrrat stresuese: Pse i shohim dhe si mund t`i parandalojmë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:50
Ilustrim

Shkenca ka arritur të shpjegoj shumë aspekte të gjumit por ëndrrat ngelen një ndër fenomenet më të pashpjeguara.

Njerëzit mundohen t`i interpretojnë ëndrrat shpesh duke iu referuar fjalorthëve të ëndrrave apo diskutimeve mes miqsh. Psh. ëndrra me ish-shefin tuaj, a ka të bëj me ankthin dhe ndjenjat e fajit për ish-punën tuaj?

Nëse ju ndodh shpesh të keni ëndrra stresuese, kjo mund të jetë e lidhur me ankthin dhe stresin që përjetoni në jetën tuaj të përditshme dhe ndikimin e tyre në trupin tuaj. Nëse vazhdimisht e gjeni veten të zgjoheni të djersitur nga stresi që ju shkaktojnë ëndrrat, është koha të rendisni mendimet tuaja dhe të kuptoni më shumë mbi çfarë po e shkakton këtë gjendje.

Stresi: të gjithë e kemi por nuk mund të lejojmë të kontrollojë jetën tonë

Stresi është një tension emocional, fizik dhe mendor që shkaktohet nga situata jashtë kontrollit tonë.

Disa nga gjërat që shkaktojnë më shumë stres janë zhvendosja në një shtëpi të re, ndryshimi i vendit të punës ose shkollës, probleme të marrëdhënieve apo humbja e një njeriu të dashur. Stresi mund të shkaktojë çrregullime të gjumit, përfshij pagjumësinë. Kjo ndikon në cilësinë e të pushuarit dhe rrjedhimisht në cilësinë e jetës.

Stresi në përgjithësi prish cilësinë e gjumit çka shkakton dhe më shumë ëndrra.

Ndaj është shumë e zakonshme të kesh ëndrra stresuese para një eventi të rëndësishëm si një intervistë pune, provimi apo një takimi të rëndësishëm.

Lajmi i mirë është se ju mund ta kontrolloni stresin. Nëse mësoni ta menaxhoni stresin në jetën tuaj, me shumë mundësi do të mund të shmangni dhe stresin që ju japin ëndrrat gjatë natës dhe të përmirësoni gjumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat