Objekti i parë që do të merrnit në një ishull të shkretë, tregon shumë për profilin tuaj psikologjik

Life style

Objekti i parë që do të merrnit në një ishull të shkretë, tregon shumë për profilin tuaj psikologjik

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Në këto ditë të ftohta dimri , çdokujt do i pëlqente një arratisje verore. Imagjinoni nëse do u duhej të jetonit për dy muaj në një ishull të shkretë tropikal. Do të ishit një Robinson Kruzo i kohëve moderne. Dy muaj larg komoditeteve me të cilat jeni mësuar si : celulari, kompjuteri, festat me miqtë, shopping etj . Jeni përpara një zgjedhjeje të vështirë.

Duhet të merrni me vete vetëm një nga katër objektet e mëposhtme: grep për peshkim, librin tuaj të preferuar, albumin e familjes apo një thikë. Reflektoni për objektin që duhet të merrni me vete sepse zgjedhja juaj tregon shumë për profilin tuaj psikologjik .


1.Grepi për peshkim

Nëse zgjidhni grepin për peshkim jeni një njeri shumë i sigurtë në vete, kursimtar dhe ekstremisht racional. U pëlqen të planifikoni çdo gjë deri në detajin më të vogël dhe kërkoni më të mirën. Asgjë nuk i shpëton syrit tuaj. Ju pëlqen komunikimi i drejtpërdrejtë dhe pa doreza. Jeni shumë praktik dhe përpiqeni të evitoni gjërat apo situatat e komplikuara.

2.Libri i preferuar

Kushdo që zgjedh të marrë me vete librin e preferuar është një ëndërrimtar i përjetshëm. Ju pëlqen t’i besoni zemrës para mendjes, por kjo nuk do të thotë që s’jeni me këmbë në tokë. Nuk ju pëlqen jeta mondane, por gjërat e thjeshta dhe miqtë e mirë. I doni shumë kafshët, madje i konsideroni si pjesë të familjes. Për ju komunikimi i ndërtuar bukur është çelësi që ndërton një marrëdhënie.

3.Albumi me fotot e familjes

Jeni një person i ndjeshëm dhe shumë empatik. I kushtoni shumë rëndësi komunikimit jo verbal dhe jeni shumë të zotë të interpretoni jo vetëm fjalët, por edhe mimikën e fytyrës, gjestikulacionet e ndryshme apo dhe tonin e zërit. Familja ka një rol thuajse jetik në jetën tuaj. Ajo ju mbështet dhe është pikë referimi për ju.Dini si të thoni apo bëni gjënë e duhur në momentin e duhur.

4. Thika

Jeni një person shumë racional, introvers dhe që flisni shumë pak. Njerëzit ju konsiderojnë si njeri të ftohtë dhe përllogaritës. Menyra juaj e të sjellurit eshte thjesht një mekanizëm mbrojtës për të mos u përfshirë ën realitetin ku jeni. Nuk arrini t’i shprehni kurrë emocionet tuaja. Eksperiencat e së shkuarës ju kanë bërë të jeni të kujdesshëm me këdo. Nuk hapeni lehtë me njërëzit dhe zgjidhni të mbani çdo gjë vetëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat