Pse nuk duhet ta përdorësh asnjëherë këtë mjet grimi në mbrëmje

Life style

Pse nuk duhet ta përdorësh asnjëherë këtë mjet grimi në mbrëmje

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:01
Ilustrim

Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i fondatinës me sfungjer apo edhe pastrimi i saj në mbrëmje. Sa shpesh e bën këtë gjë? Çdo ditë, apo jo? Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e make up-it të çdo make up artisti. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë.

Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin as për të aplikuar fondadinën, por as për të pastruar fytyrën. Duken argumente bindëse:

Sfungjeri i make up-it mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet. Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjesht po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën.

Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj. Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë make up-i, mund të zgjasë edhe me vite.

Nëse nuk e pastron sfungjerin e make up-it pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur në sfungjer mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje. Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh make up-i, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe të fondatinës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta. Në mënyrë që të shpëtosh fondatinën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber. Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin.

Kështu, çdo mbrëmje, nëse je mësuar ta pastrosh fytyrën me sfungjer apo çdo mëngjes, nëse e përhap fondatinën me sfungjer, mos e bëj më. Këshilla më e mirë që japin grimierët është shpëlarja me ujë të vakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat