Një element që e bën mashkullin të pëlqehet më shumë

Life style

Një element që e bën mashkullin të pëlqehet më shumë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

Kur shikojnë një mashkull që di të kërcejë, femrat kanë thuajse gjithmonë të njëjtin reagim, nuk dinë të rezistojnë. I gjejnë tërheqës, seksi, i admirojnë dhe përfshihen nga entuziazmi. Arsyeja? E shpjegon shkenca.

Sipas shpjegimit shkencor, femra tërhiqet më shumë nga një mashkull që di të kërcejë mirë dhe kjo shpjegohet në një studim të zhvilluar nga psikologu, Nick Neave, i Northumbria University në Britaninë e Madhe, dhe i publikuar në revistën shkencore “Royal Society Biology Letters”.

“Përballë lëvizjeve korrekte, sensuale dhe ritmike, femra joshet nga një arsye më pragmatike, pasi kupton se mashkulli është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka aftësi të mira prodhuese”, shprehet Neave.

Sipas tij ky fenomen ndodh njëlloj si në botën e kafshëve, ku femrat e zgjedhin partnerin e tyre dhe babanë e këlyshëve, duke vëzhguar lëvizjet e meshkujve.

Eksperti sqaron se vendimtare për joshjen e femrës është shpejtësia e lëvizjes, fleksibiliteti dhe sjellja e butë. Sakaq lëvizjet nervoze dhe përsëritëse nuk marrin asnjë simpati nga ana e femrave.

Krahasimi mund të duket i ashpër, por sipas Neave, në diskoteka ndodh ajo që ndodh mes kafshëve të egra, ku femrat marrin informacione për mashkullin nëpërmjet lëvizjes, pasi për të kryer lëvizje të tilla duhet të jenë në gjendje shëndetësore të mirë, në formë dhe në humor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat