Dashuria e vjetër nuk ju lë të qetë?

Life style

Dashuria e vjetër nuk ju lë të qetë?

Më: 19 mars 2021 Në ora: 06:57
Ilustrim

Shumica e damave, të cilat në shikim të parë duken se kanë martesë dhe lidhje të lumtur, bartin me vete plagën e cila akoma nuk u është shëruar, konfliktin të cilin nuk e kanë zgjidhur, dëshirën e cila nuk u është plotësuar, pra e gjithë kjo është përshkruar me dy fjalë: dashuri e vjetër.

Situata jetësore në të cilën ndodhet femra në lidhje-martesë “të lumtur”, ndërkaq mendimet, dëshirat, ndjenjat i kanë akoma te ish i dashuri, mund të definohen si pengesë. Mirëpo, pengesën e paguajnë “shtrenjtë”, sepse për ruajtjen e mashtrimit, lajthitjes dhe bindjeve të gabuara, shpenzojnë energji të mëdha.

E po, unë e dua!
Humbja e kohës në vuajtjen e imagjinare, vjen nga nevojat kokëforta femërore që të mos ia falë lehtë vetes pse nuk ka pasur sukses ta krijojë lidhjen me përfundim të lumtur. Mirëpo, ky është ideal i huaj. Është më se e qartë që prapavija e kësaj gjendjeje është krejtësisht tjetër gjë, jo dashuria.

Unë vërtet e dua! Vërtet!
Është i përhapur paragjykimi që dhembja nga ndarja “shërohet” me krijimin e lidhjes së re. Në këtë mënyrë jo vetëm që e lëndojmë të dashurin e ri, por edhe veten, – nuk fitojmë asgjë. Mësimi emocional dhe korrigjimi i qëndrimit bëhen kur lidhjen e re e fillojmë vetëm kur ta kemi “paketuar” të vjetrën në “muze”.

Si të veprohet pastaj?
Përpjekja që mendërisht të gjendesh në situatën kur sërish të dashurosh, kur të jesh e dashur dhe kur lidhja juaj të bëhet realitet, realitet i cili do të jetë premtues, e jo kujtim i pikëlluar në mjegullnajë. Vuajtja për ish të dashurin është e padrejtë në rend të parë ndaj vetvetes, sepse është e qartë që lajthitemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat