Burri më i rëndësishëm në jetën tuaj meriton dhuratat më të mira

Life style

Burri më i rëndësishëm në jetën tuaj meriton dhuratat më të mira

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Muaji mars nuk feston vetëm gratë e jetëve tona, por dhe burrin më të rëndësishëm në jetën e çdo kujt, babain. 19 marsi është një ditë e veçantë, jo shumë e njohur, që prej mesjetës nderon baballarët dhe feston atësinë, lidhjet atërore dhe ndikimin e baballarëve në shoqëri.

Ndaj sot keni një mundësi të shkëlqyer për të befasuar dhe frymëzuar babin tuaj. Nëse jeni duke bërë një dhuratë luksoze, apo një gjë simbolike që tregon sa e vlerësoni atë në jetën tuaj, është e rëndësishme që dhurata të zgjidhet me zemër dhe të jepet po me zemër. Këto janë disa ide që do të kënaqin çdo kënd:

Mëngjes i shijshëm

Një mëngjes i shijshëm që e keni përgatitur është pa dyshim më shumë sesa një fillim i mrekullueshëm i ditës. Kjo dhuratë është një mënyrë origjinale për të falënderuar babain, burrin e pare më të rëndësishme të jetëssuaj.

IQOS

Jemi dakord që çdo moment është i rëndësishëm, prandaj dhurojini babait tuaj, që nuk po heq dorë nga duhani, diçka që do të ndryshojë jetën e tij. Pajisja IQOS, e cila ngroh duhanin në vend që ta djegë atë, është një alternativë më e mirë për pirjen e duhanit. Pa tym, me më pak kimikate të dëmshme në krahasim me cigaren tradicionale dhe mbi të gjitha pa aromat e pakëndshme në duar, flokë, rroba e në shtëpi.

Pastruesi i ajrit

Ky është një investim më serioz, por përfitimet janë të shumta. Ajri është një temë që na shqetëson gjithnjë e më shumë çdo ditë dhe tashmë ne shpenzojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Ne jemi të sigurt se babai kujdeset shumë për ju dhe  shtëpinë tuaj dhe me rrezikun që ekziston kur hapet një dritare, një pastrues ajri mund të jetë zgjidhja ideale. Do të ishte me të vërtetë e këndshme ta shërbeje mëngjesin që sugjeruam më herët në një dhomë me ajër cilësor dhe ta kalosh ditën në ajër të pastër në shtëpinë tënde, kur një piknik në natyrë nuk është një mundësi.

Kujdes, mos gaboni!

Teksa ekzistojnë dhurata që adhurohen, ka edhe nga ato që janë të padëshirueshme. Për fillestarët, ja disa: aksesor për shtëpinë, ose një ditar, madje edhe një parfum, i cili nëse nuk jeni i sigurt se një person e përdor atë, mund të jetë një gabim i madh, zakonisht që ju kushton shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat