Përse i prekni buzët me gishtin tregues kur jeni në stres? Shkenca e ka shpjeguar arsyen

Life style

Përse i prekni buzët me gishtin tregues kur jeni në stres? Shkenca e ka shpjeguar arsyen

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Psikologët e kanë kuptuar arsyen pas këti veprimi.

Shpeshherë mund të iu ketë rastisur të vëreni veten, se në situata stresuese i prekni buzët me gisht tregues, ose ndoshta edhe me disa gishta përnjëherësh.

Kjo në fakt, nuk është ndonjë zakon i rastësishëm, por është një mekanizëm mbrojtës i trupit tuaj. Pse, mund të mendoni.

Epo në fakt është shumë e thjeshtë, kur ju prekni buzët, nervat e vendosur në sipërfaqe të buzëve stimulohen dhe aktivizojnë sistemin nervorë parasimpatik.

Dy  prej funksioneve të shumta të sistemit nervorë parasimpatik (SNP) janë ndijimi shqisorë dhe qetësimi i trupit kur është në gjendje të trazuar.

Kur ju prekni buzët, SNP aktivizohet, duke ndihmuar që të qetësohet trupi.

Nëse nuk e bëni këtë veprim, mund të filloni ta bëni tash e tutje, sepse do të jetë shpëtimtari juaj në situata stresuese! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat