Ushtrimi i jogës mund të jetë shumë i vlefshëm për fëmijët; Ja përfitimet që do të kenë

Life style

Ushtrimi i jogës mund të jetë shumë i vlefshëm për fëmijët; Ja përfitimet që do të kenë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Yoga është e dobishme për fëmijët në shumë mënyra. Për shkak se fëmijët ndeshen me sfida ose konflikte emocionale, sociale dhe fizike, ushtrimi i jogës, që përfshin teknikat e frymëmarrjes, udhëzuesit të sjelljes dhe qëndrimet fizike, mund të jetë shumë i vlefshëm për ta. Fëmijët mund ta praktikojnë kudo dhe frymëmarrja, përqendrimi, pozicionet dhe mënyra që ata mësojnë të veprojnë apo reagojnë në situata të ndryshme, do t’i bëjë të njohin më shumë veten dhe do t’u shtohet kureshtja. Për më tepër, mund të ushtrohet kudo dhe nuk ka nevojë për veshje ose jastëkë të veçantë.

Yoga të ndihmon të kesh më shumë vlerësim dhe respekt për veten. Fëmijët që e praktikojnë kanë më shumë mundësi të përjetojnë dhe të jenë më të përqendruar në lojë, pa pasur frikë se mos gabojnë. Joga është një mundësi e mirë për fëmijët të cilët nuk merren me aktivitet fizik nga frika se mos dështojnë. Kjo i ndihmon të shkëlqejnë edhe në aktivitete të tjera fizike dhe sportive.

Kjo praktikë mbart vlera të tilla si mirësinë, sinqeritetin, vetëpërmbajtjen, rregullin, mirënjohjen, dhe vetëdisiplinimin. Janë pesë fusha kryesore ku fëmijët përfitojnë nga ushtrimi i yoga-s dhe secila prej tyre përmirëson mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Image

Rrit fleksibilitetin fizik

Nxit fuqinë fizike, sepse fëmijët mësojnë të përdorin të gjithë muskujt në mënyra të reja. Sido që të jetë pozicioni, në këmbë, ulur ose shtrirë, secili prej tyre vë në punë grupe të ndryshme të muskujve, duke e ndihmuar fëmijën të bëhet i vetëdijshëm për trupin e tij dhe që kësisoj ai të jetë më i zhdërvjellët.

Rafinon ekuilibrin dhe koordinimin

Ekuilibri është një element kyç i yoga-s. Pozicionet janë krijuar për të nxitur ekuilibrin mendor dhe fizik. Ndërkohë që fëmijët mësojnë të përmirësojnë ekuilibrin, atyre do t’u duket se kanë arritur diçka. Koordinimi është gjithashtu i lidhur ngushtë me ekuilibrin dhe të bën të fitosh zhdërvjelltësi. Sipas disa studimeve, si rezultat i këtij përqendrimi, për të bërë një pozicion të veçantë ose që të ruajnë ekuilibrin, yoga i ndihmon fëmijët që të jenë sa më të përqendruar në shkollë e të marrin nota më të mira.

Rrit respektin për veten dhe vetëbesimin

Yoga i mëson fëmijët që të jenë këmbëngulës, të durueshëm dhe të punojnë për të arritur qëllimet e tyre. Një mësues mundet vetëm t’i udhëzojë. Është fëmija ai që duhet të punojë për të pasur sukses. Prandaj, kur një fëmijë arrin ta bëjë mirë një pozicion, kjo i rrit atij vetëbesimin dhe respektin për veten. Joga shërben si një “pararehabilitim”, një veprim aktiv për të shmangur paqëndrueshmërinë ose sëmundjet; gjithashtu siguron mundësinë për të treguar dhembshuri, për të rritur ndërgjegjësimin, bujarinë, përqendrimin, forcën dhe fleksibilitetin.

Forcon lidhjen mes mendjes dhe trupit

Yoga i ndihmon fëmijët të kenë mendje të shëndoshë në një trup të shëndoshë. Duke ushtruar trupin, arrihet qetësia e shpirtit dhe e mendjes. Si prindër, ne duam që fëmijët tanë të jenë të vëmendshëm, të dhembshur, të guximshëm, ta njohin dashurinë dhe lumturinë, si edhe të gjejnë paqen shpirtërore. Duke qenë se sot, jeta lëviz me ritme më të shpejta, për fëmijët nuk do të vonojë dita kur ata të ndiejnë të gjitha llojet e presioneve (personal, nga prindërit, shoqëror) për të qenë në një hap me të gjithë ata që i rrethojnë. Yoga funksionon si valvul çlirimi që lehtëson tensionin dhe shërben si bazë për të zhvilluar trupin, mendjen dhe shpirti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat