Leukoplastet në fytyrë, tendenca më e re antirrudhë

Life style

Leukoplastet në fytyrë, tendenca më e re antirrudhë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Leukoplastet janë një nga tendencat e momentit për sa i përket kujdesit ndaj lëkurës: nga ato hidratuese, tek ato që duhet të aplikohen në zonën e syve për të luftuar rrathët e errët, më të njohurat janë ato kundër rrudhave, të cilët mund të vendosen në cepat e syve, që njihen si ‘këmbët e pulës’, por edhe në fytyrë për një çehre të plotë e kompakte.

Thjesht aplikojini në fytyrë ose rreth syve për pasur një efekt më të relaksuar duke eliminuar shenjat e para të plakjes dhe duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të para. Ato janë bërë popullore edhe në mesin e yjeve të Hollivudit që i vendosin para shfaqjeve në tapetin e kuq si Lady Gaga apo Gëyneth Paltrow.

Çfarë janë dhe si përdoren ngjitëset antirrudhë?

Ngjitëset antirrudhë janë zakonisht njëpërdorimshe dhe të realizuara në celulozë ose silikon, të cilat përmbajnë substanca të pasura në përbërës aktivë antirrudhë, në gjendje të stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe ta bëjnë lëkurën më të tonifikuar. Mund të mbahen nga disa minuta në disa orë, në varësi të markës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat