Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

Life style

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Edhe pse i shkëlqyeshëm, vaji i kokosit nuk është gjithmonë i përshtatshëm për përdorim.

Vaji i kokosit është rreth 90 për qind yndyrë e ngopur, e cila është një përqindje më e lartë se gjalpi (rreth 64 për qind yndyrë e ngopur) dhe yndyra e viçit (40 për qind). Shumë yndyrë e ngopur në dietë është e pashëndetshme sepse ngre nivelet e kolesterolit të keq, LDL, i cili rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Më poshtë ua sjellim momentet kur duhet ta evitoni vajin:

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë

“Vaji i kokosit është shumë kalorik”, pohon autori i Dietës së Ndryshimit të Vogël, Carrie Gans, për womenshealthmag.com. Me 117 kalori për lugë gjelle, vaji i kokosit mund të krahasohet me ullirin. Kjo nuk do të thotë që duhet ta shmangni plotësisht, thjesht i kushtoni vëmendje sasisë, si me të gjitha ushqimet e tjera.

Nëse keni plagë të hapura

“Nëse bie në kontakt me një gërvishtje ose një plagë të hapur, vaji i kokosit mund të shkaktojë kruajtje, acarim të lëkurës dhe skuqje”, thotë Joshua Zeichner, shef i kërkimeve dermatologjike në klinikën Mount Sinai në Nju Jork.

Kur rreziteni

Megjithëse vaji i kokosit ofron mbrojtje të butë nga rrezatimi UV (faktori vlerësohet në 8), nuk është aspak një shkallë e mjaftueshme e mbrojtjes për lëkurën tuaj. Nëse dëshironi të ushqeni lëkurën tuaj, mos ngurroni të kombinoni vajin e kokosit me kremin kundër diellit.

Gjatë dushit

Vaji i kokosit, si çdo vaj tjetër, është mjaft i yndyrshëm në lëkurë nëse nuk fërkohet mirë. Nëse e transferoni atë në një dush ose vaskë, rrezikoni të rrëshqisni. Prandaj, jini të kujdesshëm.

Kur gatuani në temperatura të larta

Vaji i parafinuar i kokosit arrin pikën e djegies në afërsisht 150 gradë Celsius. Nga ana tjetër, vaji i kokosit i rafinuar mund të përballojë temperatura deri në 230 gradë Celsius. Kushtojini vëmendje llojit të vajit të kokosit që përdorni përpara se të filloni të gatuani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat