Test: Cila nga gratë po ju fsheh diçka?

Life style

Test: Cila nga gratë po ju fsheh diçka?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Cila nga këto gra është një gënjeshtare? Ky është një problem që zgjidhet nga ekspertët e gjuhës së trupit. Le të tregojmë se çfarë zbulon vërtet një grua në bazë të shprehive të saj. Ekzaminoni me kujdes këtë imazh dhe shikoni nëse arrini të kuptoni cila grua është gënjeshtare. Dyshoni diku?

N.1

Kjo grua me shumë gjasa nuk po ju fsheh asgjë. Shihni se si pëllëmbët e saj janë të hapura. Kjo tregon që është e gatshme të jetë e hapur dhe e ndershme me ju. Disa njerëz që janë të zotët për të gënjyer, mund ta bëjnë me kast këtë veprim, prandaj kini kujdes. Por ky nuk është rasti pë rtë cilin flasim.

N.2

Keni të gjithë të drejtën të jeni dyshues ndaj kësaj gruaje. Shihni si prek veshin dhe shmang kontaktin sy më sy. Është e gatshme të gënjejë ose të paktën e gatshme të modifikojë të vërtetën. Kini kujdes!

N.3

Duket shumë e interesuar në atë që ju po i thoni. Po e analizon me kujdes, e gatshme për t’ju kritikuar. Ajo që thotë është e argumentuar në mendjen e saj dhe nuk mendojmë se kjo grua ka një natyrë gënjeshtareje.

N.4

Po! Në mënyrë decizive po ju fsheh diçka. Është një teori e njohur tashmë që gënjeshtarët mbulojnë gojën kur në fakt përpiqen të mbulojnë të vërtetën!

Pra, në këtë test janë dy gra potencialisht gënjeshtare. Tek 2-shi duhet të dyshoni dhe të keni kujdes, ndërsa 4-a sipas eksperteve të gjuhës së trupit, po ju mashtron.

Demi Lovato: Më kishin mbetur 5 minuta jetë, por dikush më shpëtoi

Ylli i Popit, Demi Lovato ka befasuar me deklaratat e saj në dokumentarin ‘Dancing ëith the devil’ të cilin e ka publikuar në YouTube që prej 23 marsit. Ajo ka folur hapur në lidhje me ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë, kur asaj iu rrezikua jeta pasi kaloi në mbidozë.

Ajo ka folur gjtihmonë për problemet e saj me buliminë, varësinë nga alkooli dhe lëndët narkotike, por në dokumentar foli edhe për mbrëmjen fatale kur një përzierje e heroinës me fenantil për pak i mori jetën. Ishte ish-asistenti i saj, Jordan Jackson i cili e gjeti pa ndjenja në dhomën e gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat