Kjo është mosha kur gjeni dashurinë e vërtetë, sipas shkencës

Life style

Kjo është mosha kur gjeni dashurinë e vërtetë, sipas shkencës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë si shkon historia; jeni në shkollë, keni takime me disa djem, krijoni lidhje afatgjatë me njërin dhe më pas ndaheni. Kur ndodh kjo ju mendoni se jeni pafat dhe ju duket sikur e njëjta histori do të përsëritet. Por, shkenca thotë tjetër gjë. Mosha e duhur kur njeriu gjen dashurinë  e vërtetë është nga 27- 30 vjeç. Më poshtë keni shpjegimet pse.

1. Jeta romantike mund të interpretohet përmes një teorie matematikore

Matematikanja Dr. Hannah Fry zhvilloi një studim që zbuloi moshën kur njerëzit kanë më shumë gjasa të gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë. Në hulumtimin e saj ajo u mbështet në modelet, statistikat dhe algoritmet e bazuara në matematikë, duke përfshirë atë që ajo e quajti “teoria optimale e ndaljes”.

E thënë më thjeshtë, ka një numër njerëzish që mund të takohemi potencialisht gjatë jetës sonë, dhe këto marrëdhënie do të ndryshojnë në cilësi. Sipas kësaj teorie, ne mund të parashikojmë sesa partnerë hipotetikë do të kemi para se të gjejmë “të duhurin”. Na bën të dimë se kur duhet të ndalojmë së kërkuari dhe t’i përkushtohemi kandidatit më të mirë.

2. Ne maksimizojmë shanset tona për të gjetur partnerin perfekt pas moshës 27 vjeç

Matematika na tregon se shanset për të gjetur dashuri të vërtetë me njerëzit që njohim gjatë 37% të parë të jetës tuaj romantike janë shumë të ulëta. Le të themi që ju doni të martoheni para moshës 40 vjeç dhe së pari keni filluar të takoheni në moshën 15 vjeç. Kjo do të thotë që nuk keni gjasa të gjeni fundin tuaj të lumtur me njerëzit me të cilët keni dalë nga mosha 15 deri në 27 vjeç.

Midis 27 dhe 35 është një dritare që ju lejon të zgjidhni dikë që është më i mirë për ju sesa të gjithë me të cilët keni dalë më parë. Kjo sepse tani mund të shikoni prapa 37% e kaluar dhe të krahasoni.

3. Na duhen marrëdhëniet e dështuara

Të gjithë me të cilët dilni para se të bëni 27 vjeç janë pjesë e procesit që do t’ju çojë të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë. Përvoja juaj romantike dhe marrëdhëniet e kaluara ju lejojnë të mësoni prej tyre dhe të kuptoni se çfarë prisni nga një partner romantik. Këto dashuri të para përmirësojnë aftësinë tuaj për të vëzhguar, duke ju ndihmuar të njihni personin që ju përshtatet më shumë. Deri në fund të të 20-tave dhe kur të hyni në të 30-tat, do të jeni mjaftueshëm të pjekur dhe me përvojë, dhe do të keni një pritje më realiste për atë që kërkoni në marrëdhënie.

Teoria e Dr. Fry përplas sjelljen njerëzore me matematikën, por dashuria gjithmonë shkon përtej numrave. Matematika nuk gënjen, por as zemra. Pra, nëse keni gjetur dikë me të cilin mund ta imagjinoni të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj para moshës 27 vjeç, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë dashuria juaj e vërtetë. Zgjidhni atë që mendoni se është më e mira për ju!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat