“Më la se isha e shëndoshë”- 34-vjeçarja flet për gjendjen psikologjike që ish i dashuri i shkaktoi duke i…

Life style

“Më la se isha e shëndoshë”- 34-vjeçarja flet për gjendjen psikologjike që ish i dashuri i shkaktoi duke i…

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:44
Ilustrim

Mënyra se si dukemi shpesh na bën të kemi vetëvlerësim të ulët, i cili ndikon në të gjitha marrëdhëniet që ndërtojmë.

Por, një 34-vjeçare ka treguar se ka qenë i dashuri ai që është ndarë me të për shkak të peshës, ashtu siç ajo ka rrëfyer edhe për “Dear Deidre” të “The Sun”.

“I dashuri u nda me mua, sepse nuk dëshiron një ‘të dashur të shëndoshë’.

Unë gjithmonë kam qenë e mbushur, por kam filluar të shtoj peshë në mënyrë të pakontrolluar gjatë izolimit. Për gjashtë muaj kalova nga një madhësi 14 në një madhësi 20.

Unë dhe i dashuri im kemi qenë bashkë për pesë vjet. Ai është 35 vjeç, unë 34 vjeç. Kur fillova të shtoja peshë, ai nisi të bënte vrap me mua, por gradualisht filloi të bëhej më pak mbështetës. Ne nuk kemi prekur njëri-tjetrin për tetë muaj.

Ai i dha fund marrëdhënies tonë muajin e kaluar, sepse nuk donte të ishte me ‘një gocë prej dhjami’. Por ai vazhdon të më telefonojë, duke më thënë se nëse përpiqem të heq zakonet e mia jo të shëndetshme, ai do t’i japë marrëdhënies një mundësi tjetër.

A dëshiron ai vërtetë më të mirën për mua, apo e bën këtë vetëm që të mos turpërohet nga unë në sytë e të jerëve?”

“Dear Deidre” thotë:

“Ju duhet ta bëni me dije se sa të palumtur jeni dhe se jeni të shqetësuar për të. Ish- partneri po ju kontrollon sjelljen. Nëse ktheheni me të, dyshoj se do të rezultojë në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur.

Të jesh me dikë që dëmton vetëvlerësimin tuaj nuk do t’ju ndihmojë në problemet me peshën.

Mënyra më e mirë për t’u bërë të shëndetshëm është dëshira për ta bërë atë për veten tuaj, e jo nga turpi që ju bën dikush tjetër të ndjeni. Nëse jeni gati të humbni peshë, flisni me mjekun për shqetësimet tuaja.

Jepini vetes mundësinë për të gjetur dikë që do t’ju dojë, pavarësisht nga pesha juaj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat