Nëse prania jote zhvlerësohet, përplase derën dhe ik!

Life style

Nëse prania jote zhvlerësohet, përplase derën dhe ik!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:39
Ilustrim

Durimi është virtyt – të thanë. Hesht se kështu e tregon forcën tënde – të thanë.

Dhe ti e pranove, si një lekurë të dytë, idenë se fatit duhet t’i nënshtrohesh sepse për një arsye të fshehtë të ka zgjedhur ty!

Çka nëse të them që ka një pikë ku durimi fillon të jetë zhvlerësim i qënies tënde? Çka nëse të them se ka një pikë kur duhet të lejosh veten të ngrisësh zërin, të përplasësh dyert e të ikesh me sa ke forcë nga zingjirët e egos së dikujt? Çka nëse të them që dashuria nuk është përgjigje nëse dikush e shfrytëzon për të treguar epërsi?

A do më besoje?!

Unë jam zëri yt i shterrur nga lotët e fshehtë, jam forca jote e shuar siç shuhet zjarri nga një shi i rrëmbyeshëm, jam ëndrra jote për një jetë më ndryshe. Unë të them: përplase derën e ik, nëse prania jote zhvlerësohet. Unë të them: ngrite zërin, bërtit, nese dikush beson se s’ke zgjidhje tjeter pos durimit e heshtjes.

Shikoje vetën në pasqyrë. Çka sheh? Ëndrrat që i krijove dikur janë ende brenda teje. Ti nuk ke ndryshuar aq shumë, thjeshtë ke lejuar dikë të shkelë secilën qelizë të trupit tënd, dhe të të bëj të besosh se ky është fati yt. Por dije, skicën e fatit tënd e gjen në deshirat e netëve të vona, jo në fjalët e dikujt. E gjen në skutat e zemrës, në lutjet e mbrëmjeve, në ëndrrat e heshtura. Thuaji më zë. Nëse dikush shkel mbi to, shkel mbi ty. Atëherë bërtit, perplase derën e ik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat