Janë gjëja më misterioze që përjetojmë! Këto 10 fakte rreth ëndrrave duhet t’i lexoni patjetër!

Life style

Janë gjëja më misterioze që përjetojmë! Këto 10 fakte rreth ëndrrave duhet t’i lexoni patjetër!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Ëndrrat janë gjëja më misterioze dhe më interesante që përjetojmë. Kurioziteti për to i ka shtyrë njerëzit t`i studiojnë, por shumë pak dihet për ëndrrat dhe për faktin pse ëndërrojmë.

Në lashtësi mendohej se ëndrrat ishin mesazhe nga Zotat. Po ashtu është i njohur fakti se shumë artistë janë frymëzuar me ide kreative nga ëndrrat.

Më poshtë po listojmë disa fakte interesante rreth ëndrrave:

1.Ju harroni 90% të ëndrrave tuaja. Brenda 5 minutave nga momenti që zgjoheni, gjysmën e ëndrrave tuaja i harroni.

2.Njerëzit e verbër gjithashtu ëndërrojnë. Njerëzit që janë verbuar pas lindjes mund të shohin imazhe në ëndrrat e tyre, kurse ata që kanë lindur të verbër nuk shohin imazhe, por ëndrrat e tyre janë po aq të gjalla dhe përfshijnë shqisat e tjera të tyre si: dëgjimin, nuhatjen, prekjen apo dhe emocionet.

3.Çdokush ëndërron. Çdo njeri shikon ëndrra (përveç rasteve të njerëzve me çrregullime të psikologjike ekstreme). Nëse mendoni se nuk shikoni ëndrra, thjesht i harroni.

4.Në ëndrra shikoni vetëm fytyra që i njihni. Ndodh që të shikoni në ëndërr dikë të panjohur, por në fakt nuk është kështu. Ju e keni parë diku, thjesht nuk ju kujtohet se ku. Në jetë ju shikoni fytyra pafund dhe nuk është e mundur t`i memorizoni të gjitha. Por një gjë është e sigurt, në ëndërr shikoni fytyra që në realitet i keni parë diku.

5.Jo çdokush ëndërron me ngjyra. 12% e njerëve ëndërrojnë bardh e zi.

6. Edhe kafshët ëndërrojnë. Mund t`ju duket e çuditshme, por edhe kafshët ashtu si njerëzit shikojnë ëndrra.

7.Nëse dikush është duke gërhitur, nuk mund të jetë duke ëndërruar. Shumë mbrojnë idenë se ndërkohë që jeni duke gërhitur nuk mund të jeni duke ëndërruar, por kjo tezë ende nuk është vërtetuar shkencërisht.

8.Ekzistojnë ëndrrat e inkorporuara. Ëndrrat e inkorporuara ndodhin atëherë kur truri interpreton një stimul të jashtëm dhe e bën pjesë të ëndrrës. Për shembull: Ndërkohë që dikush që ndodhet në dhomë me ju është duke luajtur një instrument dhe ju jeni në gjumë, ju mund të ëndërroni sikur jeni në një koncert dhe dëgjoni të njëjtin tingull edhe në ëndërr.

9.Ndjesitë negative në ëndërr janë më të shpeshta se ato pozitive. Ankthi është emocioni më i shpeshtë që përjetohet gjatë ëndrrave.

10.Ju mund të shikoni 4-7 ëndrra brenda natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat