Shikon seks në ëndërr? Çfarë kuptimi ka?

Life style

Shikon seks në ëndërr? Çfarë kuptimi ka?

Më: 29 mars 2021 Në ora: 06:50
Ilustrim

Jo të gjithë njerëzit i mbajnë mend ëndrrat që shohin, por kur kjo ndodh, kujtimi mund të jetë mjaft i gjallë e i paharrueshëm. Ëndrrat me seks, veçanërisht, mund të provokojnë jetën e përditshme dhe të të ngacmojnë për të mësuar se çfarë do të thonë për jetën reale. Çfarë të nxit që të krijohen këto imaxhe në ëndërr? Çfarë është e rëndësishme të dish edhe nëse je në një marrëdhënie të lumtur apo në një marrëdhënie normale dhe shikon seks në ëndërr? Njerëzit shohin gjatë gjithë kohës të tilla ëndrra.

Një gjë që është shumë e rëndësihme për të ditur është që nuk është e thënë se ke dëshirë të kesh marrëdhënie seksuale me dikë nëse shikon në të tilla ëndrra. Një ëndërr me seks, në fakt, mund të mos ketë fare lidhje me dëshirën për seks.

Shpeshherë, kur dikush është i pranishëm në ëndrrën tënde seksuale, do të thotë që ka një cilësi që ti e admiron. Kjo është thjesht një shenjë se ti e vlerëson atë person dhe do që të jesh më afër tij.

Nëse sheh në ëndërr sikur po bën seks me ish-in, sipas Psychology Today, problemi mund të jetë se truri nuk e ka kaluar akoma atë fazë. Seksi me një partner të ri mund të të ndihmojë për të përmirësuar problemet neurologjike që të kthejnë në të shkuarën.

Kështu, mos e shpenzo kohën duke menduar dhe analizuar kujtimet me dikë që ka kaluar. Është diçka krejt e natyrshme që njerëzit të shohin ëndrra të tilla gjatë gjithë kohës dhe që mund të mos kenë lidhje me jetën seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat