Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ditët e fundit të marsit dhe fillimin e prillit

Life style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ditët e fundit të marsit dhe fillimin e prillit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:06
Paolo Fox

Dashi: Prilli do të sjellë shumë risi për të lindurit në shenjën e Dashit. Në mbyllje të muajit mars, më datë 30 dhe 31 do të merrni një lajm të shumëpritur nga puna. Në dashuri gjendja do të jetë e qetë dhe gjithçka do të shkojë mirë. Bëni kujdes vetëm më datë 4 prill, kur Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju shkaktuar trazira.

Demi: Në përgjithësi, kjo do të jetë një javë e mbarë.  Të shtunën më datë 3 prill do të keni rastin të njiheni me një person të veçantë, që mund të bëhet edhe shpirti juaj binjak. Bëni kujdes në punë, sidomos më datë 1 prill, pasi mund të merrni një lajm të keq.  Përpiquni të kuptoni arsyet pse gjërat kanë arritur në këtë pikë, në mënyrë që të mund të ndërhyni në kohë.

Binjakët: Në dashuri gjithçka do të shkojë për mrekulli. Edhe pse nuk jeni të sigurt se do ta gjeni shpirtin binjak brenda muajit prill, me siguri do të bëni përpjekje që kjo të ndodhë. E premtja e datës 2 prill premton për ndryshime të mëdha. Lidhja me dikë që e konsideronit thjesht mik do të shndërrohet në diçka më tepër. Çdo gjë është e mundur, lëreni zemrën të flasë. Në aspektin profesional nuk pritet të keni asgjë të re.

Gaforrja: Datat 29, 30 dhe 31 mars do të jenë vendimtare për të ardhmen tuaj. Do t’ju paraqitet një mundësi e mirë dhe do t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Rrini në gatishmëri, pasi me siguri që diçka do të ndodhë gjatë këtyre 72 orëve. Në dashuri keni arritur në një pikë kritike. Tani më shumë se kurrë do të kuptoni kush mban anën tuaj. 

Luani: Pritet që kjo të jetë në përgjithësi një javë e qetë, vetëm në fundjavë në datat 3 dhe 4 prill do të keni ndonjë mosmarrëveshje me dikë që e pëlqeni shumë. Lëreni mënjanë krenarinë, sepse nuk mund t’ia lejoni vetes që ta humbisni këtë person. Në aspektin profesional nuk ju mungojnë idetë dhe mbase ka ardhur momenti që t’i vini në zbatim.

Virgjëresha: Dita e martë e datës 30 mars nuk do të jetë fort e mbarë për shkak të një problemi në familje. Do të merrni një lajm të keq që do t’jua shembë tokën nën këmbë. Mos u shkurajoni dhe keni për ta parë që shumë shpejt do ta merrni veten. Në aspektin sentimental gjithçka do të shkojë më së miri. Ka ardhur momenti që të bëni plane serioze me partnerin.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë vendimtare në aspektin profesional për të lindurit në shenjën e Peshores. Jupiteri dhe Neptuni do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë kohës dhe do t’ju ndihmojnë në zgjedhjet e vështira. Një sërë mundësish do të fillojnë të konkretizohen, prandaj analizojini me kujdes. Java e kaluar ka qenë shumë e rëndësishme në sferën e ndjenjave, prandaj vazhdoni si keni bërë deri më tani.

Akrepi: Në fundjavë pritet që të ndodhë diçka e papritur. Do t’i lini përshtypje të mira një njeriu të dashur për ju, i cili mund të fillojë t’ju shikojë me sy tjetër. Kjo do t’ju vërë paksa në vështirësi, pasi deri dje e konsideronit këtë thjesht një miqësi. Datat 30 dhe 31 mars janë shumë të rëndësishme në aspektin profesional. Tregoni kujdes të veçantë, pasi nuk mund të gaboni.

Shigjetari: Marrëdhënia me partnerin është në krizë. As ato që bëtë gjatë javës së kaluar nuk ishin të mjaftueshme. Në këtë periudhë pandemie, ku është e pamundur të dalësh për darkë jashtë apo të ikësh diku për një fundjavë romantike, do të ishte më e përshtatshme të organizonit një darkë nën dritën e qirinjve në shtëpi . Me siguri do të merrni të njëjtat rezultate. Në aspektin profesional ka ardhur momenti që të mbyllni një projekt.

Bricjapi: Do të jeni paksa të mërzitur gjatë kësaj jave, por për këtë fajin do ta keni vetë. Nuk keni bërë asnjë moment pushim dhe tani ankoheni për lodhje. Fillojeni javën me forca të reja. Pini dy filxhanë kafe dhe përballojeni ditën me energji. Në dashuri do t’ju shkojë mbarë. Beqarët do të kenë fat në datat 2 dhe 4 prill. Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe prandaj do të jeni të favorizuar për takime.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e vështirë. Të gjithë do t’i kenë sytë të kthyer nga ju, kështu që nuk mund t’i lejoni vetes gabime. Po merreni me shumë gjëra njëherësh, por kjo nuk është diçka pozitive, pasi vetëm sa ju ngatërron idetë. Më datë 31 mars mund të merrni një telefonatë që nuk e prisni dhe një ofertë për punë. Në aspektin sentimental do të keni mosmarrëveshje me partnerin. Ka ardhur momenti që të përballeni me të. 

Peshqit: Kjo do të jetë një javë pozitive për të lindurit e shenjës suaj. Do të jeni rrëzëllitës dhe plot ide. Do të keni rastin të përfitoni shumë falë një projekti me të cilin po merreni. Të enjten më datë 1 prill tregohuni të kujdesshëm në marrëdhënie me partnerin, sepse do të ketë dyshime ndaj jush për shkak të diçkaje që ka zbuluar. Qëndrojini versionit tuaj dhe keni për ta parë që do t’ia shuani dyshimet. Fundjavën kalojeni në qetësi, që të mund të merrni veten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat