6 gjërat që bën një mikeshë e mirë

Life style

6 gjërat që bën një mikeshë e mirë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ekzistojnë miqtë besnikë, të pranishëm që ju mbështesin: janë ata që mund të telefononi në mes të natës ose pas një dështimi sentimental. Janë ato që rrinë pranë jush, pavarësisht se çfarë ndodh.

Zbuloni se si të jeni mikesha më e mirë, falë këshillave të ekspertëve mbi marrëdhëniet ndërpersonale…

1. PLANIFIKON KOHËN TUAJ

“Një mikëshë e mirë planifikon në ditën e saj momente që të kaloni kohë bashkë. Në këtë mënyrë mund të takoheni rregullisht, për shembull regjistrohet në palestrën tuaj që të shkoni të dyja. Pas palestrës mund të pini një kafe ose lëng frutash dhe kaloni disa orë bashkë, duke biseduar dhe duke ndarë çaste të bukura. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë”, sugjeron Sasha Nelson, drejtoreshë e FriendCircles.com, një faqe e famshme për femrat.

Pjesa më e madhe e femrave quan “mikeshë” një njeri që e ka takuar nga 6 deri në 8 herë, ose pas rreth dy muajsh takime me të.

2. MENDON POZITIVISHT

Komplimentohuni me mikeshën tuaj për diçka që ka arritur së fundmi. Mundohuni të bëni përvoja të reja bashkë me të, bëni fotografi, si kujtim i momenteve të bukura që kaloni bashkë. Nelson deklaron se “miqësitë femërore më të forta janë ato ku femrat mbështesin njëra-tjetrën, si në publik, ashtu edhe privatisht”.

3. PËRDOR (PA ABUZUAR) RRJETET SOCIALE

Një “like” ose një koment i shkurtër në rrjete sociale, është një mënyrë e mirë që ajo të kuptojë se po mendoni për të. Por kujtohuni se një “like” nuk mundet asnjëherë të zëvendësojë një takim. Të takoheni rregullisht do të thotë të komunikoni, ndërsa rrjetet sociale ofrojnë takime virtuale mes njerëzve të largët, të cilët nuk mund të bëjnë pyetje, t’ju dëgjojnë, t’ju shtrëngojnë duart dhe as t’ju përshëndesin.

4. SHKON PËRTEJ DUKE KALUAR KUFIJTË

Në ditët e sotme është më e thjeshtë se kurrë ta uroni mikeshën tuaj për ditëlindje apo për një ngjarje të veçantë në jetën e saj, si fejesa. Facebook dhe rrjetet e tjera sociale na bëjnë të mundur çdo gjë, “por ky është një gëzim që pakëson vlerën e një gjesti”, shprehet Jan Yager, Doktor Filozofie, autor i librit “Friendshifts”.

Dalloni mesazhin tuaj nga qindra tekste të tjera të shkurtër që ajo do të marrë, duke i bërë një telefonatë apo duke i shkruar një kartolinë të bukur.

5. TELEFONON

Nëse nuk e takoni dot mikeshën tuaj, siç e keni zakon, vendosni një objektiv: telefonojeni të paktën një herë në muaj. Sa më shumë kalon koha, aq më pak do të jetë e mundur për ju që ta telefononi.

“Në rast se jeni e ngarkuar me punë dhe e keni të pamundur ta takoni, mos i thoni se nuk keni kohë”, shton Nelson. Nëse keni kohë pa u parë, zgjidhni të bëni telefonata nëpërmjet Skype, duke zgjedhur një moment të ditës që ju vjen për shtat të dyjave.

6. DËGJON

Një mikeshë e mirë di të dëgjojë. Kurdoherë që do të keni një shqetësim, nevojë për një fjalë të ngrohtë, ajo do të jetë gjithmonë aty, e gatshme t’ju mbështesë dhe t’ju japë këshillat e duhura. Është ajo që ka gjithmonë një fjalë të mirë për çdo rast dhe do e bëjë këtë gjë pa u shtirur, por me sinqeritetin dhe besnikërinë e një mikeshe të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat