Si t’i shmangni njollat e diellit në fytyrë? Kini parasysh këto hapa

Life style

Si t’i shmangni njollat e diellit në fytyrë? Kini parasysh këto hapa

Më: 3 prill 2021 Në ora: 07:50
Ilustrim

Kur temperaturat nisin të ngrohen dhe ekspozimi në diell bëhet më i shpeshtë duhet të kini parasysh kujdesin ndaj lëkurës dhe njollave të diellit.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur qëndroni gjatë duke shijuar rrezet e diellit:

-Mos harronni të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës.

-Mbroni zonën rreth syve. Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.

-Hidratoni lëkurën tuaj. Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën.

-Eksfolioni lëkurën. Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat