E ke menduar ndonjëherë se mund të jesh beqare sepse je shumë e zgjuar?

Life style

E ke menduar ndonjëherë se mund të jesh beqare sepse je shumë e zgjuar?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:10
Ilustrim

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Madje ju sugjerojmë që nga sot e tutje kur të pyet fisi pse je beqare akoma, hidhja fajin inteligjencës tënde.

Sipas studimeve, meshkujt preferojnë vajza që nuk janë dhe aq të zgjuara dhe ato që kanë IQ 120 ose më shumë konsiderohen problematike. Por të mos tregohemi gjykues ndaj çunave.

Nuk është edhe aq shumë çështja që një çun zgjedh një vajzë ‘budallaqe’ për partnere, thjesht zgjedh një person që nuk është aq shumë i dhënë pas karrierës dhe punës. Duke mos e fokusuar veten 100% tek partneri, këto inteligjentet shihen si jo të përkushtuara. Nga ana tjetër, vetë gocat e kësaj kategorie i fusin një mendje të lehtë dhe qëndrojnë vetëm.

Ama nuk është edhe aq mirë që të dëshironi të jeni vetëm përherë. Bashkë me IQ-në duhet zhvilluar edhe inteligjenca emocionale që do ju çojë drejt kompromisit dhe pranimit të disa gjërave që kërkon një lidhje. Kështu do të jeni gati për të nisur një raport dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat