Ku mund ta gjesh shpirtin tënd binjak? Studimet zbulojnë fakte interesante

Life style

Ku mund ta gjesh shpirtin tënd binjak? Studimet zbulojnë fakte interesante

Më: 5 prill 2021 Në ora: 06:30
Ilustrim

Një studim i udhëhequr nga Mic, ka zbuluar disa fakte interesante për mënyrat si e takojmë gjysmën tjetër. Mic u ka bërë 2300 njerëzve dy pyetje:

Si e ke takuar partnerin aktual?

Si filloi marrëdhënia juaj?

Rezultatet nuk janë aspak ato që mund të imagjinoni. Zbulojini.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin njohur me partnerët e tyre falë një website-i apo aplikacioni takimesh. Duke qenë që bota ku jetojmë po shndërrohet në digjitale, habitesh si vetëm 9.4 për qind e njerëzve janë njohur online. Po mirë, nëse nuk janë njohur në internet, ku atëherë?

1. Një pjesë e vogël e njerëzve ka pasur sukses në gjithë ato flirtime pranë makinës së kafes.

2. Vetëm një në pesë e kanë njohur partnerin e tyre në një mjedis social.

3. Sipas sondazhit të Mic, 22.3 për  qind e njerëzve i kanë takuar partnerët në një mjedis social, rrugës për në punë, ose si në rastin e Nicole Richie, në club. Nëse po pret ende për personin special, më mirë kërko diku tjetër sesa në lokalin e preferuar. Sepse fundja fare, 22.3 për qind nuk është dhe aq shumë.

Po nëse nuk njihen në internet, në punë ose në një vend social, ku pra e takojnë njerëzit të dashurin e zemrës?

Statisikisht, ke më shumë mundësi të prezantohesh me njeriun e jetës nëpërmjet miqve të përbashkët.

Po, e lexove mirë. 38.9 për qind e personave që u pyetën, ishin takuar nëpërmjet miqve të përbashkët.

Kur e mendon, në disa raste miqtë e tu mund të të njohin më mirë sesa ti e njeh veten. Por mos harro edhe që, nëse të pëlqejnë miqtë, mundësitë janë që dhe miqtë e tyre do jenë gjithashtu cool.

Shokët nuk të kanë prezantuar ende me zotin apo zonjën Perfekte? Po mirë, gati 40 për qind e njerëzve janë miq platonikë para se të kalojnë në një nivel tjetër. Kështu që mundet ta kesh njohur tashmë gjysmën tënde më të mirë, por nuk e di ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat