8 sjellje që kopjojmë nga njëri-tjetri pa vetëdije

Life style

8 sjellje që kopjojmë nga njëri-tjetri pa vetëdije

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:56
Ilustrim

Imitimi i sjelljes së të tjerëve daton që kur u lind njerëzimi. Kjo sepse ishte e nevojshme jo vetëm për të mbijetuar por edhe për të evoluar si specie dhe për të kuptuar se çfarë ishte dhe nuk ishte e pranueshme në shoqëri. Edhe në ditët e sotme i bëjmë këto sjellje.

1. Lumturia

Ka shumë të ngjarë të jemi të lumtur nëse shoqërohemi me dikë që është i lumtur. Humori ka tendencë të jetë ngjitës pasi emocionet janë të forta. Një shembull i kësaj mund të jetë një profesor shumë i lumtur për punën që bën. Studentët do të ndiheshin po të lumtur. Nëse nuk ndiheni mirë, takoni disa miq të lumtur dhe ata do t’ju “infektojnë” dhe ju.

2. Hapja e gojës

Kjo sjellje mund të jetë shenjë e ndjeshmërisë nga personi icili gjithashtu hap gojën kur dikush e bën. Është kaq ngjitëse, saqë edhe qentë tanë e bëjnë kur na shohin ne. Gjithashtu është një shenjë e lidhjes shoqërore.

3. Dëshirat

Nëse njihni dikë që i pëlqejnë ëmbëlsirat dhe sapo ka hequr dorë prej tyre, përpiquni të mos hani para tyre. Kjo sepse ata do të dëshirojnë të ndjekin shembullin tuaj. Kjo mund të shkaktojë rikthimin e tyre sepse truri i tyre aktivizon neuronet pasqyrë.

4. Buzëqeshja

Nëse buzëqeshni kur të tjerët e bëjnë, kjo do të thotë se ndiheni mirë me njerëzit. Ta bësh këtë do të thotë që po përpiqemi të përjetomë atë që ata po ndjejnë. Jo vetëm kaq, por gjithashtu na ndihmon të lexojmë fytyrën e tjetrit. Pra, nëse mundeni buzëqeshni. Ka arsye të mira për të bërë këtë.

5. Sjellja shoqërore

Ne kopjojmë sjelljet e miqve tanë dhe atyre që janë mes nesh, sepse krijon një lidhje më të fortë. Ne mëndje mund ta bëjmë pa kuptuar. Për shembull, çiftet e martuara që kanë bërë një kohë të gjatë bashkë, kopjojnë shprehjet e fytyrës së njëri-tjetrit.

6. Dridhjet

Për shkak të ndjeshmërisë, një person që nuk ka ftohtë mund të përjetojë të dridhura kur sheh dikë duke u dridhur. Sa më empatik është personi, aq më i ndjeshëm është ndaj këtyre sjelljeve.

7. E qeshura

Është e vërtet që e qeshura është ngjitëse. Nëse dëgjojmë dikë duke qeshur, menjëherë e kopjojmë atë tingull dhe fillojmë të qeshim edhe ne. Tingujt pozitivë janë gjithmonë ngjitës.

8. Ndjeshmëria

Nëse shkoni në një restorant dhe kamerieri ju përgjigjet me mirësjellje, bën që edhe ju të silleni njësoj. E gjitha kjo vjen për shkak se sjellja kopjohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat