Xhelozë posesivë: Bëni mirë t’i evitoni lidhjet me këto 3 shenja horoskopi

Life style

Xhelozë posesivë: Bëni mirë t’i evitoni lidhjet me këto 3 shenja horoskopi

Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 5 shenjave të mëposhtme të horoskopit xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda. Ndonëse partneri, partnerja u ofron këtyre 5 xhelozëve të pandreqshëm sigurinë dhe dashurinë për të cilën kanë nevojë, ata vazhdojnë të kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të tyre. Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë 5 shenjat më xheloze të horoskopit:

1.Akrepi: Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.

2.Dashi: Dashi është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjes mbytëse dhe monotone. Xhelozia është shpeshherë motiv i zënkave tuaja kryesore.

3.Luani: Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Luani është një xheloz i pandreqshëm që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat