Ky truk i thjeshtë mund t’jua ndryshojë krejtësisht humorin

Life style

Ky truk i thjeshtë mund t’jua ndryshojë krejtësisht humorin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ky truk i thjeshtë mund t’jua ndryshojë krejtësisht humorin

Dhe kur kemi përshtypjen se gjithçka po shkon drejt greminës, dhe se dita po shkon keq e më keq, ekzistojnë mënyra të shumta që të ndryshojmë humorin tonë.

Dhe njëri ndër ta është teknika e frymëmarrjes së thellë, e njohur me emrin “4-4-4”.

Teknikat e frymëmarrjes së thellë kanë qenë pjesa kryesore e parimeve të shërimit për mijëra vjet.

Hulumtuesit perëndimorë kanë studiuar përfitimet shëndetësore të frymëmarrjes së duhur në detaje dhe zbuluan se ushtrimet e frymëmarrjes mund të zvogëlojnë stresin dhe të përmirësojnë gjendjen shpirtërore ”, thotë nutricionistja Serena Poon.

Sipas saj, frymëmarrja e thellë mundëson dërgimin e oksigjenit në trup, gjë që përmirëson shëndetin tuaj.

Si zbatohet teknika 4-4-4?

Merrni frymë për 4 sekonda, pastaj mbani frymën tuaj për 4 sekonda dhe në fund, nxirreni për 4 sekonda.

Përsëritni këto ushtrime deri në 5 minuta. Kushtojini vëmendje mënyrës se si do të ndiheni kur të mbaroni ushtrimet.

“Me shumë mundësi do të ndiheni më të qetë, më të përqendruar dhe me shumë më shumë energji, edhe pas një stërvitje të shkurtër,” përfundoi Serena Poon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat