Para se të provoni rrobat e banjës sivjet, eliminoni celulitin në vithe dhe kofshë me këto 2 receta

Life style

Para se të provoni rrobat e banjës sivjet, eliminoni celulitin në vithe dhe kofshë me këto 2 receta

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshën, por me mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik, gjenetikën etj. Zonat rreth vitheve dhe kofshëve janë më problematiket për t’u prekur nga celuliti, sidomos tek femrat. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij. Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Ai njihet ndryshe edhe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra dhe trajtimi i tij në qendra estetike mund të mos jetë gjithmonë i suksesshëm, përveç se i kushtueshëm sa qimet e kokës. Ju mund të realizoni praktika të thjeshta në shtëpi pa shpenzuar para për trajtime të ndryshme në qendra estetike. Ja disa mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: Përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: Përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat