5 gabime tipike që nuk duhet t'i bëni më pas ndarjes!

Life style

5 gabime tipike që nuk duhet t'i bëni më pas ndarjes!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Ti japësh fund një lidhjeje është e vështirë. Aq më tepër nëse nuk ishe ti ai që vendose të ndaheshe. Shpesh herë, inati i bën njerëzit të bëjnë gjëra të cilat nuk do t’i bënin në kushte normale, por kjo jo vetëm që prezanton një anë të errët tyren, por i pengon të nisin diçka të re.

Cilat janë gabimet që duhet të shmangni pas ndarjes, mësojini më poshtë.

1. Të bëhesh histerike

Kur dikush po largohet nga ty, duket sikur gjithçka mori fund dhe vendos t’i thuash të gjitha njëherë e mirë. Ofendime nga më të këqijat, dhurata të flakura e skena të tjera si këto, por gjërat do bëhen vetëm më keq.

Pse është gabim? Inati do të kaloj shumë shpejt dhe nëse ke thënë gjëra që s’duhet t’i thoje do të ndihesh i/e turpëruar. Madje do të mendosh se personi tjetër të la pikërisht se je e pasjellshme. Edhe nëse s’është e vërtetë, do ta fajsosh veten për një kohë të gjatë.

2. Të flasësh për ndjenjat edhe një herë të fundit.

Njerëzit ndonjëherë përpiqen t’i shpjegojnë tjetrit sa e duan atë. Shkruajnë mesazhe pafund, shprehin dashurinë duke menduar se nëse partneri e kupton sa shumë e do do të kthehet sërish.

Pse është gabim? Problemi nuk është tek mungesa e ndjenjave tuaja,por tek ato të partnerit. Këto që do t’i thon ju do ta bëjnë thjesht të ndihet në faj. Si rezultat ky i fundit do ta rralloj komunikimin me ju dhe do të ndiheni më keq.

3. Të pranoni të jeni shokë

Kur dikush kërkon të ndahet nga ty, mund ta shoqërojë edhe me ofërtën e tipi “të rrimë shokë”.  Kjo bëhet për shkak se ndihen në faj, ose thjesht duan afër dikë që i do.

Pse është gabim? Nëse vendosët të ndaheni, shoqëria do të lërë një dere shprese të hapur. Ju do të prisni duke menduar se mund t’ja nisni sërish lidhjes, por me shumë gjasa nuk do të ndodhë.

4. Vuajtjet në rrjete sociale

Ju mund të doni t’i tregoni partnerit që jeni mërzitur dhe se ende e dashuroni. Këngët e trishta, apo fotot që tregojnë se po vuani, nuk do t’ju ndihmojnë aspak.

Pse? Po kërkon ndihmë nga jashtë, në vend që ta zgjidhësh këtë situatë vetë. Të shprehësh në rrjete sociale si ndihesh thjesht do të bëjë të tjerët të qeshin me ty. Kështu do të ndihesh edhe më keq.

5. Përpjekjet për të kuptuar arsyen e ndarjes.

Në fillim duket sikur partneri nuk është sqaruar mjaftueshëm dhe keni akoma gjëra për të diskutuar. Mendoni se duke folur situata mund të rregullohet, por ka propabilitet të lartë që të kaloni muaj të tërë duke menduar çfarë shkoi keq.

Pse është gabim? Nëse arsyeja pse u ndatë nuk ishte madhore apo ndonjë gabim nga ana juaj, mos u përpiqni të zgjidhni asgjë. Do të lëndoheni edhe më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat