Nga lëngu i limonit te vaji i ullirit: Pse nuk duhet të bëni maska shtëpie

Life style

Nga lëngu i limonit te vaji i ullirit: Pse nuk duhet të bëni maska shtëpie

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

A kam bërë dhe unë vetë më parë maska shtëpie? Po, kam bërë, në kohërat e mia më të errëta. A kam parë ndonjë rezultat? Nuk dua të them kot, por asnjëherë. Kjo sepse shumica e përbërësve “të mirë” për lëkurën (që mund të përfitohen nga një ushqim i caktuar) nuk ndodhen në përqindjen e duhur për të qenë të dobishëm në lëkurë.

Për shembull: Në lëngun e limonit ndodhet 0.0001% niancin dhe që lëkura të përfitojë benefitet e niacinës duhet që ta marrë atë në përqendrimin 2-10%. Përpos kësaj, jo vetëm që shumica nuk funksionojnë, por edhe ta dëmtojnë lëkurën. Ja disa shembuj:

Soda e bukës – përbërës me potencial të lartë irritimi. Për shkak të natyrës alkaline, soda e bukës prish pH* e lëkurës dhe shkatërron balancat delikate që enzimat krijojnë në lëkurë, florën e baktereve të shëndetshme të lëkurës dhe mantelin acidik që shërben si barrierë mbrojtëse.

pH – “potenciali i hidrogjenit”, në kimi i referohet aciditetit ose bazës në një tretësirë ujore. pH i lëkurës është zakonisht 5.5, paksa acid.

Lëngu i limonit – ka pH shumë të ulët dhe ka në përmbajtje përbërës fototoksikë (psoralens, furanocoumarins) që në prani të diellit shkaktojnë irritime të frikshme, djegie etj. Përmban përqindje të ulëta acidi aksorbik dhe niacine dhe duke qenë se nuk janë në përqendrimet e duhura, lëkura nuk merr dot asnjë përfitim prej tyre, ndërkohë që përmban dhe përqindje të lartë acidi citrik i cili mund të shkaktojë irritime. Gjithashtu për shkak të pH të ulët të limonit, mund të shkaktojë njolla të depigmentuara në lëkurë (leukodermë kimike).

Kanella – përbërës me potencial të lartë irritimi. Mund të shkaktojë dhe alergji në disa lëkura dhe në disa të tjera mund të shkaktojë djegie të lëkurës. Kjo për shkak të pH të kanellës i cili prish pH natyral të lëkurës, dëmton barrierën dhe shtyn lëkurën të humbasë lagështirën e saj.

Vaji i ullirit – a do të ta djegë/irritojë vaji i ullirit lëkurën? Jo. A është zgjedhje e shkëlqyer për lëkurën tënde? Jo. Vaji i ullirit hyn te vajrat me konsistencë të rëndë. Kjo do të thotë që ka potencial të lartë të të bllokojë poret dhe për shkak të konsistencës së tij të bëhet një ambient i përshtatshëm për bakteret të cilat, përveç pikave të zeza, mund të shkaktojnë akne.

Sheqeri – të përdorësh sheqerin si skrab për lëkurën e fytyrës ndoshta nuk është zgjedhja më e zgjuar që mund të bësh. Kjo sepse grimcat e sheqerit janë në forma të ndryshme (copa, maja, kënde) që mund të shkaktojnë mikro-çarje të lëkurës (që ndoshta dhe nuk shihen me sy të lirë) dhe rrjedhimisht, barriera e lëkurës dëmtohen, shkaktohen irritime, skuqje, hiperpigmentim, shenja dhe inflamacion. Kjo gjithashtu vlen dhe për skrabet e blerë me përmbajtje sheqeri ose grimca të tjera me forma me majë si kafe, lëvozhgë arre. Gjithashtu me skrabe të tillë, të ashpër nga forcat e fërkimit në lëkurë, lëkura pëson tërheqje, të cilat më vonë përkthehen në vija të holla derisa thellohen me kalimin e kohës në rrudha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat