Çfarë i dallon inteligjentët nga të tjerët dhe a je ti një i tillë?

Life style

Çfarë i dallon inteligjentët nga të tjerët dhe a je ti një i tillë?

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Lista më poshtë është e mbushur me cilësi dhe objektiva që karakterizojnë atë çfarë ne quajmë njeri inteligjent. Këta njerëz janë mes nesh, por s'do t'i dëgjoni kurrë të thonë me zë të lartë sa të zgjuar janë, pasi përndryshe s'do ishin të tillë. Jeni një prej tyre?

Reflektoni mbi veten

Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.

Jeni në kërkim të njohurive më të gjera, pa u ngopur kurrë

Pa pyetur se çfarë, njerëzit inteligjentë e dinë mirë se çdo njohuri e re është njësoj e domosdoshme. Ata nuk mjaftohen kurrë nga ajo që kanë mësuar, dhe ndiejnë nevojën e përhershme për të mësuar më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Të kufizosh veten në një dije të vetme, nuk është diçka e frytshme për njerëzit inteligjentë.

Jetoni shumë mirë pa idhuj!

Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.

Nuk debatoni për idealet e të tjerëve

Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kudërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.

Cilësi të tjera:

Njerëzit e zgjuar e dinë mirë çfarë nuk dinë.

Nëse jeni gjithnjë duke pyetur veten me dyshim, kjo tregon inteligjencë. Idiotët janë gjithmonë të sigurt për gjërat që bëjnë në jetë.

Ata kanë sens humori dhe e mendojnë menjëherë një batutë të goditur!

Njerëzit që bëjnë pyetje të zgjuara, janë të zgjuar. Preferojnë të dësgjojnë dhe mësojnë më shumë sesa të flasin vetë. Janë të aftë të flasin për tema nga fusha të ndryshme. Kurioziteti është çelësi!

Njerëzit e zgjuar nuk flasin me fjalë të mëdha, por dinë të formulojnë mirë fjali të sakta dhe të logjikshme.

Ata dinë të tregohen shumë të pjekur dhe kanë sens humori përtej moshës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat