Ç’do të thotë të jesh aloseksual dhe pse s’është çudi edhe nëse s’je i tillë!

Life style

Ç’do të thotë të jesh aloseksual dhe pse s’është çudi edhe nëse s’je i tillë!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Keni dëgjuar ndonjëherë për termin alokesual/aloseksualitet? Thënë thjesht, dikush është aloseksual, kur ka edhe tërheqjen më të vogël seksuale ndaj dikujt/diçkaje.

Drejtori i Qendrës Gjinore dhe Seksualitetit në Universitetin Brandeis, Julián Cancino konfirmon:

“Në spektrin e seksualitetit, aloseksuali është identiteti i njerëzve që përjetojnë tërheqje seksuale”.
Termi ka rrjedhur nga aseksualiteti, ose njerëzit që nuk përjetojnë tërheqje seksuale.

“Ata krijuan termin “aloseksual” për të tërhequr vëmendjen te dinamika e fuqisë dhe privilegjit të tërheqjes,” shton Cancino.
Identifikimi si aloseksual është një identitet i privilegjuar pasi tërheqja seksuale supozohet të jetë “norma”.

Si duket një alokesual? “Njerëzit aloseksualë janë të të gjitha racave, kombësive, feve, gjinive, moshave dhe aftësive”, shpjegon Cancino.

Në vend të kësaj, le të përqendrohemi në atë se si nuk duket idenfikimi si aloseksual.

“Vetëm se njerëzit aloseksualë përjetojnë tërheqje seksuale, kjo nuk do të thotë se ata janë dakord për çdo lloj aktiviteti seksual. Është e rëndësishme të diskutohet pëlqimi, për t’u siguruar që të dyja palët janë në të njëjtën rrugë.”
E kundërta e aloseksualitetit? Është aseksualiteti.

Është e rëndësishme t’i dallojmë dhe të jemi në dijeni të këtyre dy termave të kundërt sepse shpesh supozohet se aloseksualiteti është (ose duhet të jetë) përvoja e të gjithëve, nga të gjithë pritet të përjetojmë tërheqje seksuale në një moment të jetës sonë, por për disa kjo nuk ndodh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat