Mund t'ju themi çfarë tipi jeni nëse na thoni mënyrën si përshëndeteni

Life style

Mund t'ju themi çfarë tipi jeni nëse na thoni mënyrën si përshëndeteni

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Çdo sjellje e jona përcjell një mesazh të caktuar, tregon diçka më shumë për natyrën tonë, prandaj mos u habisni nëse ju themi që mënyra sesi përshëndesni tregon për ju më shumë nga ç'mendoni.

Edhe pse kemi kohë që as nuk puthemi dhe përqafohemi, mënyra që ju zgjidhnit (kur mundeshim) për t’u përshëndetur me dikë tregon gjithçka për natyrën tuaj dhe nëse personi që keni përballë di si t’ju lexojë, jeni libër i hapur përpara tij. Pra, çfarë do të thotë për ju mënyra si përshëndeteni?

Tri puthje:

Ke shumë kohë në dorë. Dikush ju ka thënë që me tri puthje, do t’ju mbajnë mend përgjithmonë. Është e vërtetë.

Dy puthje: 

Jeni tradicional. Shijoni simetrinë dhe balancën. Dy puthjet tregojnë mirësjellje dhe janë si detyrë për ju. Me siguri, mbani dhe frymën kur e bëni këtë.

Një puthje:

Ju pëlqen të mbani njerëzit varur, duke pyetur veten rreth jush dhe sjelljeve tuaja, pak në panik. Kontrolli është gjëja juaj.

Një puthje në ajër:

Mund të jeni të dehur dhe nuk gjeni objektivin, jeni lyer shumë me buzëkuq ose jeni thjesht të çuditshëm.

Përqafimi: 

Gjithçka doni është të shpërndani dashuri, ose jeni një maniak që duhet dënuar, por ky me siguri nuk është rasti juaj.

Shtrëngimi i dorës: 

Me shumë gjasa, keni shkuar tek një terapist të paktën një herë në jetën tuaj dhe e përdorni shumë fjalën ‘kufij’. Keni probleme me intimitetin, por jeni elegantë me mënyrën si e menaxhoni.

Përplasja e duarve:

 Ju përpiqeni. Përpjekje që jo gjithmonë mund të vlerësohet, por ju e bëni gjithsesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat