35-vjeçarja: Pasi solla në jetë fëmijën tonë, mësova se bashkëshorti më tradhton me…

Life style

35-vjeçarja: Pasi solla në jetë fëmijën tonë, mësova se bashkëshorti më tradhton me…

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:56
Ilustrim

Të gjithë mund të ndikohemi nga stresi dhe të bëjmë gjëra të padëshiruara ose të themi fjalë që nuk duhet të ishin thënë kurrë. Mirëpo, nëse bëhen gabime, duhet të mësojmë prej tyre dhe të mos i përsërisim më.

Por ky nuk është rasti i kësaj 35-vjeçareje, e cila pasi u bë nënë, zbuloi se bashkëshorti i saj shkonte me eskortë, sipas “Dear Deidre”, nga “The Sun”.

“Pak kohë pasi mamaja ime ndërroi jetë dhe pasi unë vetë u bëra me fëmijë, zbulova se burri im është i varur ndaj prostitutave.

Unë jam 35 vjeç, ndërsa ai është 37 dhe kemi tetë vite të martuar së bashku.

Kur më në fund mbeta shtatzënë pas disa vitesh përpjekje, mamaja ime u diagnostikua me kancer në zorrë dhe vdiq pak para se të lindte fëmija im.

Pastaj motra e bashkëshortit tim u diagnostikua me kancer të gjirit dhe iu desh të fillonte trajtimin. Ne ishim kaq shumë të stresuar nga e gjithë situata.

Bashkëshorti im po sillej çuditshëm dhe një ditë i mora telefonin dhe gjeta disa email-e në të cilat shkruhej orari se kur do të takohej me ato vajzat.

Kur u ballafaqova me të, më tha se mendon që këtu nuk ka asnjë problem dhe se nuk do të ndalet. Kur pash se me anë të kartës së kreditit kishte paguar disa herë për të kryer marrëdhënie seksuale me ato.

Më pas, më kërkoi falje dhe më tha se ka qenë shumë i turbullt dhe dëshiron që ne ta harrojmë atë që ndodhi dhe të vazhdojmë përpara, por unë nuk mundem.

Ndihem e tradhtuar dhe kam humbur të gjithë besimin që kisha tek ai person.”

“Dear Deidre” thotë:

“Ju të dy keni kaluar një periudhë stresuese, përfshirë humbjen e nënës tënde dhe kancerin e gjirit të motrës së bashkëshortit tuaj.

Askush nga ju nuk do të ecë dot përpara pa zbuluar arsyen pse bashkëshorti e bëri këtë gjë. Për sa kohë që ai shkon me vajza të tjera, ju nuk do të ndiheni e vlerësuar.

Përgjigja e tij se nuk do ta bëjë më këtë gjë nuk mjafton. Ai duhet të përballet me problemet. Flisni me të dhe mundohuni t’i tregoni se jeni e shqetësuar për marrëdhënien dhe për të personalisht.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat