Me këta përbërës mund t'i hiqni njollat kafe që ju bëhen në zonën intime

Life style

Me këta përbërës mund t'i hiqni njollat kafe që ju bëhen në zonën intime

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:21
Foto Ilustrim

Sikur të mos mjaftonin njollat kafe në fytyrë, shpeshherë vajzave dhe grave u duhet të përballen edhe me shenjat e errëta përqark zonës intime. Akoma nuk janë zbuluar shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje aspak estetike, por sipas dermatologëve veshja e pantallonave të ngushta dhe depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë janë disa prej tyre.

Ato mund të shfaqen gjithashtu edhe si pasojë e çrregullimeve hormonale dhe diabetit. Ju njohim me 2 trajtime natyrale që zbardhin lëkurën e errët në zonën intime.

1. Limon, kos dhe tërshërë: Kosi ka veti anti-infamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eleminin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një scrub natyral për lëkurën. Limoni nuk mund të mos mungojë në këtë recetë pasi falë veprimit të tij zbardhues, shenjat kafe do të largohen shumë më shpejt. Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë.

Më pas shtoni lëngun e një limoni të shtrydhur dhe vendosni pastën mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për 30 minuta duke masazhuar këtë zonë me mollëzat e gishtave. Në fund shpëlahuni me ujë të ftohtë. Trajtimi duhet përsëritur çdo mbrëmje për një muaj rresht.

2. Vaj ulliri, mjaltë dhe limon: Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden në zonën intime dhe i zbardh ato, vaji i ullirit hidraton lëkurën, kurse mjalti vepron si eksfoliant.

Për këtë maskë ju duhen 1 limon i shtrydhur, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Përzieni të tre përbërësit bashkë dhe vendosini mbi lëkurë. Këshillohet që lëkura të jetë e njomur me pak ujë pasi kështu maska vepron më shpejt. Mund të përdorni një furçë dhëmbësh për të masazhuar zonën e njollave për 10-15 minuta. Shpëlahuni me ujë të vakët dhe përsëritni trajtimin javës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat