Çfarë duhet të shkruani në një email refuzimi pas intervistave të punës?

Life style

Çfarë duhet të shkruani në një email refuzimi pas intervistave të punës?

Më: 20 prill 2021 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Kompanitë duhet të jenë të kujdesshme në mënyrën sesi i trajtojnë kandidatët prej momentit kur e publikojnë shpalljen e punës. Por cila duhet të jetë qasja ndaj kandidatëve, të cilët nuk janë përzgjedhur për ta filluar punën? Zakonisht mendohet se përgjegjësia ndaj tyre ka mbaruar aty, por nuk është kështu. Dërgimi i emaileve apo letrave refuzuese për kandidatë të cilët nuk janë rekrutuar, është hap pozitiv që kompania e ndërmerr për të ndërtuar ndjenjë dashamirësie me kandidatët si dhe për t’i dhënë vetes emrin “kompania e mundësive”.

E për ta arritur këtë duhet që kompanitë të kenë kujdes se çfarë përfshijnë në këto letra. Kjo nuk duhet t’i bëjë ata ta eliminojnë si shprehi, sepse edhe një letër refuzimi është më e mirë sesa heshtja e gjatë.

Këshilla për një email të mirë refuzimi

Sigurohuni që ta falënderoni kandidatin për kohën që ka ndarë, për procesin e aplikimit dhe intervistimit! Kjo është pika e dytë më e rëndësishme pas njoftimit që janë refuzuar.

Bëni këtë lloj njoftimi më të afrueshëm duke përmendur emrin e kandidatit, pozitën, ose nëse është e mundur edhe ta shënjoni ndonjë moment të intervistës! Kjo e bën kandidatin të kuptojë që e keni shqyrtuar mirë çështjen përpara se ta jepni përgjigjen përfundimisht.

Refuzoni kandidatin në mënyrë profesionale, por gjithsesi të jetë e hirshme! Në fund të fundit, po “e zbehni” shpresën e dikujt, prandaj bëjeni atë me respekt dhe konsideratë!

Kurrë mos thoni diçka të cilën e nuk e mendoni vërtetë në një letër refuzimi! Për shembull, mos e sugjeroni atë të aplikojë në të ardhmen në ndonjë vend të hapur, nëse mendoni që nuk është i përshtatshëm për kompaninë tuaj!

Mos harroni që letra e refuzimit është mundësia e fundit, për të ndërtuar lidhje me kandidatin, për ta shtyrë atë të mendojë mirë për kompaninë! Reputacioni juaj preket nga mendimi i atij kandidati, sepse njerëzit i marrin parasysh ato që ai i thotë. Prandaj, mos lejoni t’ju largohet nga duart kjo mundësi!

Shembull i emailit për kandidatin i cili është përshtatje e mirë

Përshëndetje Lirim,

Faleminderit shumë për interesin e shfaqur për pozitën “Menaxher i shitjes” në kompaninë tonë! E vlerësojmë shumë kohën që e ke ndarë për ta vizituar zyrën tonë dhe për ta mbajtur intervistën me ekipin!

Gjatë kësaj kohe kemi zgjedhur të vazhdojmë me një kandidat i cili ka më shumë përvojë në udhëheqje. Por jemi të impresionuar me përgatitjen tuaj dhe njohuritë për këtë industri. Po ashtu kemi konsideruar që do të ishit një përshtatje e mirë për kompaninë.

Do të publikojmë disa pozita të tjera të shitjes në javët që vijnë, duke shpresuar që do ta merrni parasysh për të aplikuar përsëri. Përndryshe të urojmë shumë fat në karrierën tuaj!

Faleminderit,

Teuta

Drejtor ekzekutiv i shitjeve

Shembull i përgjigjes për kandidatët të cilët nuk janë përshtatje e mirë

Përshëndetje Lirim,

Faleminderit shumë për interesimin tuaj për pozitën “Menaxher i shtijës” në kompaninë tonë! E vlerësojmë shumë që keni ndarë kohë për të ardhur në zyrën tonë dhe për t’u takuar me intervistuesit e ekipit!

Edhe pse e vlerësojmë shumë grupin e aftësive të cilat i posedoni, kemi vendosur që të vazhdojmë me një kandidat tjetër që ka më shumë përvojë në udhëheqje.

Përsëri, e vlerësojmë kohën tuaj dhe ju dëshirojmë suksese gjatë karrierës tuaj!

Sinqerisht,

Teuta

Drejtor ekzekutiv i shitjeve 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat