Burrat tregojnë +10 nga gjërat më konfuzuese që gratë thonë/bëjnë

Life style

Burrat tregojnë +10 nga gjërat më konfuzuese që gratë thonë/bëjnë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:32
Ilustrim

Superfuqia e grave është të konfuzojnë burrat më shumë seç duhet. Ndoshta e bëjnë padashje, sepse thjesht i vjen natyrshëm, por në fund të ditës e bëjnë. Burrat e hutuar, përpiqen t'i kuptojnë, por pavarësisht kësaj...mbeten konfuzë. Çfarë s'kuptuan kurrë prej tyre?

1.

Blejnë gardërobën e re, pranverë, verë, vjeshtë, dimër dhe kur dollapi po u bie nga rrobat, ankohen se s’kanë ç’të veshin.

2.

 Pse disa vajza heqin gjithë vetullat për të vizatuar prapë vetulla sipër?

3.

Gratë vdesin për “djemtë e këqij”, djemtë e mirë i mbajnë vetëm miq dhe pastaj ankohen pse s’ka djem të mirë vërdallë. Çfarë është kjo?

4. 

Oh, dhe ne duhet të dimë se çfarë do për dhuratë vetëm sepse e ka përmendur njëherë para nja dhjetë muajsh teksa ishim duke bërë shopping!

5. 

Është shumë konfuze kur vajzat përdorin fjalën “i mirë” për një djalë. “I mirë” nënkupton diçka miqësore dhe të këndshme, por jo atë që ato kërkojnë tek një burrë.

6. 

Aftësia e një gruaje për të mbajtur mend dhe detajet më të parëndësishme dhe për të mbajtur inat është e habitshme. E vë re se ka diçka që nuk shkon dhe çfarë nuk bën për t’ia nxjerrë, por ajo insiston se është mirë. Teksa je duke të zënë gjumi, ajo kujtohet dhe thotë: Në fakt, ka diçka që nuk shkon! E mban mend para 10 ditëve që…

7.

Nuk i kuptoj këto pozat pa fund në celular dhe hashtaget që përdorin gjatë gjithë kohës poshtë fotove. 30 emra për të treguar se çfarë ka në një foto. Është acaruese.

8.

Vajzat mund të jenë komplet të paparashikueshme. Na injorojnë për ditë të tëra dhe ndërkohë që i kemi parë që kanë lexuar mesazhet tona, na bombardojnë me mesazhe gjithë ditën.

9.

Uria dhe inati që shpesh e keni dhe me të cilin përballemi shumë shpesh është çorientues. Doni të mos hani, por edhe bëheni nervoze. Silleni sikur e kemi ne fajin që s’ju bëjnë pantallonat.

10.

Sado të mundohesh ta bindësh një vajzë se duket shumë mirë, ajo refuzon të të besojë. Por nëse i thua njëherë se diçka nuk të pëlqen nga veshjet e saj, nuk do ta harrojë kurrë.

11.

Unë vazhdoj të mos e kuptoj se pse vajzat duhet të shkojnë bashkë në tualet. Ai shikimi që i bën shoqeve kur çohet: A do vijë dhe ndonjë tjetër me mua? Çfarë bëni atje? Dhe pse është më argëtuese kur jeni në grup?

12.

Edhe kur mendon se i kupton gratë, thjesht nuk mundesh. Burrat mendojnë në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë: Le të veprojmë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Ndërsa gratë  gjithnjë i komplikojnë duke menduar për çdo detaj. Dhe më në fund, kur mendoj se kam filluar të kuptoj se si mendon, kuptoj se nuk e kam kuptuar dhe se ndoshta nuk do ta kuptoj kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat