Çfarë duhet të bëni sa herë ndiheni të vetmuar

Life style

Çfarë duhet të bëni sa herë ndiheni të vetmuar

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:51
Ilustrim

Vetmia, një nga plagët më të mëdha të kësaj epoke, ndikon çdo ditë e më shumë në ditët tonë. Fakti që nuk mund të dalim më me grupin tonë të preferuar aq shpesh sa dikur, puna nga shtëpia dhe mungesa e ndjesisë që të jep një grumbull njerëzish që bisedojnë krijon tension tek një pjesë e mirë e jona.

Nostalgjia për "kohët e shkuara" që lidhen me jetën para pandemisë, e përforcojnë ndjesinë e vetmisë, e cila nëse vijon për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme të thella emocionale.

Si të arratisemi prej saj? 

1. Mbushe shtëpinë me zhurma

Kur ndihesh vetëm brenda një hapësire të madhe, vendos menjëherë në sfond një muzikë. Do të të ndihmojë për të të shpërqëndruar dhe motivuar në të njëjtën kohë. Dëgjo një podcast për t'u argëtuar apo mësuar një gjë të re ose shih serialin e preferuar. Nëse s'do të bësh asnjërën nga këto, hap dritaren për të dëgjuar zërin e zogjve jashtë.

2. Qëndro gjatë gjithë kohës i lidhur me njerëzit

Sido që të jetë situata, mos u shkëput prej tyre. Pavarësisht kohës fizike që kalon me ta, përpiqu të gjesh mënyra të ndryshme për të komunikuar.

3. Njohje të reja

Ndoshta njohjet virtuale nuk janë ajo që po kërkon për të mos u ndjerë vetëm, por janë diçka. Njih njerëz të rinj përmes platformave të posaçme, bëj një xhiro në një muze virtual, ose përfshiu në komunitete të tjera sociale.

4. Përpiqu të japësh maksimumin teksa je e rrethuar me njerëz.

Prania e të tjerëve nuk do të të çlirojë nga ndjesia e vetmisë, nëse nuk ndërveproni ju. Si e kaloni kohën me të tjerë është çfarë bën diferencën. 

5. Dil jashtë

Një ndryshim ambienti do t'ju ndryshonte humorin. Mjafton edhe një xhiro e thjeshtë.

6. Flit me zë të lartë për ndjenjat e tua

Nëse s'i pranon dhe tregon nuk mund t'i largosh nga vetja. Nëse i diskuton hapur me një njeri të dashur për ty, do të ndihesh e çliruar.

7. Kthe në realitet një ide që ke

Fillo puno çdo ditë nga pak për të arritur aty ku do. Sfidat vetëm do të të ndihmojnë t'i bësh më mirë.

8. Konsidero të marrësh një qenush/mace

Një kafshë shtëpiake përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik dhe mendor.

9. Bëj një shkëputje nga rrjetet sociale

Fokusoje gjithë energjinë tek gjërat dhe njerëzit që kanë vërtet rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat