Zodiaku në gotë; Një shishe vere për çdo shenjë horoskopi

Life style

Zodiaku në gotë; Një shishe vere për çdo shenjë horoskopi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë shenja, dymbëdhjetë verëra, çdo shenjë të vetën sipas karakteristikave të detajuara nga yjet: e bardhë ose e kuqe, e ëmbël ose bruz, është çështje shijesh....dhe zodiaku.

Dashi

Kurajoz, i pavarur, i venosur, pasionant, impulsiv dhe ndonjëherë iracional, por edhe shumë elegant...Përjetësisht dhe definitivisht një shishe Shampanjë e cila me aromën, kompleksitetin, fuqinë dhe elegancën, ofron një ekuilibër ideal me dashin.

Demi

Mendohet mirë para se të veprojë për të marrë atë që dëshiron. I palodhur, kokëfortë, ai ka një sensualitet të fortë dhe një prirje të madhe ndaj së bukurës. Gota e tij duhet mbushur me një verë potente si Primitivo di Manduria, madhështore dhe magjepsëse si ai.

Binjakët

Kuriozë dhe intelektualë, binjakët dinë të krijojën dhe komunikojnë, janë brilantë, shpesh të egër dhe u pëlqejnë thashethemet, por edhe gjërat e bukura të jetës. Për ta, një Valdobbiadene Proseço Superiore DOCG, do të ishte perfekte.

Gaforrja

Me guaskën e tyre ata fshihen nga bota e jashtme brenda shpirtit të tyre të ëmbël dhe të ndjeshëm. Të sjellshëm, të aftë për të dashuruar, pak dembelë dhe nostalgjikë, një Moscato Giallo Passito do të ishte ekuilibri perfekt për ta.

Luani

Solarë, bujarë, krenarë, të sigurt në vete. Luani ka me vete diellin e verës dhe kjo kërkon një verë mesdhetare, p.sh një Greco di Tufo me aromë frutash, me një personalitet të vërtetë veror.

Virgjëresha

Të kujdesshëm ndaj detajeve, precize, perfeksioniste, Virgjëreshat ia dalin në të gjitha fushat e jetës dhe me to shkon një Pinot Nero.

Peshorja

Ekuilibri para gjithçkaje, si në raport me të tjerët, ashtu edhe me veten. Harmoni perfekte, distancë e duhur në ngjyra dhe në shije. Vera e Peshores është një IGP e tokave siçiliane, me fruta të kuqe, por edhe bimë aromatike mesdhetare.

Akrepi

Joshës, misterioz, ka një sens huori të hollë dhe të prerë. Ndihet shumë mirë para një gote me verë të mirë dhe ideale për të do të ishte një Sauternes: një verë që është një univers më vete dhe komunikon një joshje të parezistueshme.

Shigjetari

Ka zjarrin brenda. Dëshirën për të zbuluar, udhëtuar, për ta është e duhura një verë ëndërruese, e sinqertë dhe kurrë mashtruese, si për shembull një Chianti Classico DOCG.

Bricjapi

Kokëfortësi, durim, kujdes, vëmendje, një farë ashpërsie. Një karkter i vështirë ai i Bricjapit të cilit i rri mirë një verë e kuqe Lambrusco di Sorbara.

Ujori

I lirë, viziionar, me një kreativitet të jashtëzakonshëm, Ujori mund të ndryshojë botën dhe ta bëjë një vend më të mirë. Në këtë karakter nuk mund të mungojnë flluskat shpërthyese, prandaj i shkon një Francicorta Rosé.

Peshqit

Peshqit ëndërrimtarë dashurojnë, apasionohen, emocionohen dhe dinë të emocionojnë. Në gotën e tyre, ashtu si në jetë, kërkojnë sugjestionime, ndjesi prandaj një Bolgheri Rosato është e duhura për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat