Katër karakteristika për personat në shenjën e Demit

Life style

Katër karakteristika për personat në shenjën e Demit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Duke qenë shenja e pranverës (21 Prill – 20 maj), ai simbolikisht përfaqëson pjellorinë e tokës, fekondimin, lulëzimin.

Shenja e Demit është shenjë e Tokës, e sunduar nga planeti Venus. Eshtë shenja e zellshme e zodiakut, reflektuese, e ekuilibruar dhe e aftë të punojë gjithmonë seriozisht duke respektuar angazhimet e marra.

Duke qenë shenja e pranverës (21 Prill – 20 maj), ai simbolikisht përfaqëson pjellorinë e tokës, fekondimin, lulëzimin.

Kjo është arsyeja pse të lindurit në këtë shenjë janë të lidhur me të gjitha mitet në lidhje me Nënën-perëndeshë, të pranishme në çdo traditë të lashtë fetare.

Këmbëngulja
Ata që lindin nën shenjën e Demit janë shumë të vendosur për të ndjekur një qëllim, veçanërisht në punë. Në fakt, ata zbatojnë planet e tyre derisa t’i përfundojnë me sukses.

Durimi
Ata janë njerëz jashtëzakonisht të durueshëm edhe kur fati është i pafavorshëm për ta, në fakt ata dinë të presin me qetësi dhe të fillojnë përsëri kur situata të jetë e favorshme.

Besnikëria
Si në dashuri, njerëzit e Demit janë gjithashtu shumë besnikë ndaj miqve dhe do të bënin gjithçka për ta. Por mjerë ata që mashtrojnë ose tradhtojnë besimin e tyre, pasi ata nuk falin lehtë.

Krenaria
Po, ata janë njerëz me një krenari të madhe që mund të mbajnë atë brenda tyre dhe kur të lind nevoja ta shprehin atë. Në fakt, shpërthimet e zemërimit të tyre janë shumë intensive. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat