Rrëfehet 26-vjeçarja: Kam kryer marrëdhënie s*ksuale me dy djem dhe tani mësova se janë shokë me njëri-tjetrin

Life style

Rrëfehet 26-vjeçarja: Kam kryer marrëdhënie s*ksuale me dy djem dhe tani mësova se janë shokë me njëri-tjetrin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

“Prej disa kohësh, kam takuar vazhdimisht dy djem për seks, por tani kam zbuluar se janë shokë me njëri-tjetrin!”. Kështu e nis rrëfimin e historisë së saj kjo 26-vjeçare për “Dear Deidre” të “The Sun”.

“Pas një ndarjeje të vështirë me ish të dashurin tim, vendosa të bëja qejf para se të nisja diçka tjetër serioze. Unë nisa të dilja nëpër takime me djem sërish gjatë muajve të verës vitin e kaluar.

Nuk kisha nisur një marrëdhënie të mirëfilltë, prandaj po takoja dhjetë djem të ndryshëm në të njëjtën kohë. Në të shumtën e kohës dilja për ecje me ta, pastaj fjeta më gjashtë prej tyre.

Njëri prej tyre ishte 28 vjeç, i pashëm, kishte një punë të mirë, vinte nga një familje e mirë, por seksi me të nuk më pëlqente shumë. Ishte edhe futbollist.

Nuk kishim kimi, por vazhdova të dilja me të me shpresën se seksi do të përmirësohej, por nuk ndodhi kështu.

Së fundmi, kam takuar katër herë një djalë. Është 30 vjeç dhe beqar dhe kemi kryer marrëdhënie seksuale dy herë. Fundjavën e kalova në shtëpinë e tij.

Mendoj me të vërtetë se ai mund të jetë i duhuri për mua. Por, teksa po pinim kafe një ditë, ai më tregoi se luante futboll dhe ishte pjesë e së njëjtës skuadër me djalin me të cilin kisha fjetur më parë. Ai përmendi edhe emrin e tij dhe shtoi se janë shokë shumë të mirë.

Djali i parë më ka dërguar mesazhe dhe më pyet se kur do ta realizojë takimin e radhës, por unë nuk dua të dal më me të dhe jam e frikësuar kur mendoj nëse duhet t’i tregoj apo jo të dashurit tim të ri se kam fjetur me shokun e tij.

E di që s’kam bërë ndonjë gjë të gabuar, por a duhet t’i tregoj që e njoh shokun e tij apo të pres dhe nëse gjërat bëhen serioze, t’i tregoj se kam fjetur me shokun e tij?”

“Dear Deidre” u përgjigj:

“Është më mirë të tregohesh e sinqertë. Ne të gjithë kemi një të aluar, prandaj gjeni një moment të përshtatshëm për t’i shpjeguar se rastësisht ke qenë në një lidhje me shokun e tij, por gjërat nuk u bënë kurrë serioze mes jush.

Këmbëngulni tek pjesa që nuk dëshironi që e kaluara juaj me shokun e tij të bëhet shkak për prishjen e marrëdhënies suaj.

Shpesh, të thuash diçka do të thotë të heqësh një barrë më të madhe nga supet, sesa të qëndrosh pa thënë asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat