Ç'do të thotë të jesh i lidhur me një vajzë të pavarur

Life style

Ç'do të thotë të jesh i lidhur me një vajzë të pavarur

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Të kesh në krah një vajzë të pavarur, është eksperiencë unike. Nuk keni përse të shqetësoheni shumë për të sepse ajo e di ç'bën, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së kujdesuri për të. Ka një vijë shumë të hollë mes neglizhencës dhe dhënies së hapësirës. Kështu, për të ç'koduar këtë lloj lidhjeje në dukje komplekse, është mirë të dini këto gjëra:

Ki parasysh që ajo është feministe!

Ajo pret që ju të merrni iniciativën e të bëni plane.

Ajo do që ju ta bëni atë të ndihet si një pjesë integrale e jetës suaj.

Ajo dëshiron një marrëdhënie serioze dhe jo një lidhje gjysmake. Që do të thotë, përkushtim! 

Ajo nuk do t’i fshehi mendimet e saj për miqtë tuaj dhe nuk do t’i "zbukurojë" kritikat e saj.

Ajo ju shikon si një dëgjues të mirë i cili e ndihmon atë në vendimet e jetës.

Një femër e pavarur pretendon vëmendjen tuaj të plotë dhe do të urrejë faktin nëse ju filloni të shpërqëndroheni nga  celulari në mes të një takimi mes jush.

Ajo do të jetë më shumë e impresionuar nëse ju e telefononi të paktën një herë në ditë në vend që t’i shkruani mesazh.

Nuk ka për t’i pëlqyer deklaratat tuaja prej çunaku për dashurinë në rrjetet sociale.

Mbajeni fjalën dhe premtimet që i bëni. Nuk do t’ju pëlqej reagimi i saj.

Mos dhuroni më arusha për ditëlindje. Bëhuni më kreativ!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat